LAJMI I FUNDIT:

U mbyllen tri pika shitëse të karburanteve në Prishtinë

U mbyllen tri pika shitëse të karburanteve në Prishtinë

Sot në Prishtinë janë mbyllur tri pika shitëse të karburanteve, për shkak të mos pajisjeve të tyre me licenca nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Operatorët që janë mbyllur sot janë “Ilirian Petrol” që gjendet tek hotel Iliria, “Italian Petrol-IP” që gjendet tek fabrika e ish-amortizatorëve, dhe “Al Petrol” tek AAK në Prishtinë.


Kryeinspektori i Tregut, në MTI, Lulëzim Syla, tha se operatorët që janë mbyll sot kanë pasur kontrata për qera nga AKP-ja për periudha nga 3-6 muaj.

MTI, sipas Sylës, do t’i dërgoi lëndët e këtyre kompanive në gjykatë për operimin e tyre pa licenca. Për gjobitjen e këtyre kompanive, Syla tha se do të vendoset nga Gjykata.