LAJMI I FUNDIT:

U mbajt konferenca ndërkombëtare për siguri kibernetike e organizuar nga MPB dhe UNDP

U mbajt konferenca ndërkombëtare për siguri kibernetike e organizuar nga MPB dhe UNDP

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, njëherësh Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike, ka marr pjesë në konferencën ndërkombëtare për Siguri Kibernetike të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe UNDP.

Gjatë kësaj konferencë Berisha, theksoi se krahasuar më vendet e rajonit, Republika e Kosovës e ka shpërndarjen më të madhe të internetit.


Ai theksoi se aktualisht është duke u punuar strategjia e re për siguri kibernetike dhe plani i veprimit për periudhën vijuese.

Në këtë konferencë zëvendësministri Berisha, tha se Republika e Kosovës, ka aprovuar ligjin për infrastrukturën kritike. Ku qëllimi i këtij ligji është për të ruajtur dhe mbrojtur infrastrukturën kritike kombëtare dhe evropiane, për të mbrojtur qytetarët e Republikës së Kosovës, parandaluar incidentet dhe minimizuar dëmin potencial për infrastrukturën kritike, pasurinë e përgjithshme, humbjet ekonomike dhe sociale”.

Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike, tha se Ministria e Punëve të Brendshme, është duke hartuar projektligjin për siguri kibernetike. Ku qëllimi i këtij ligji do të jetë që të përcaktoj parimet e sigurisë  kibernetike, parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetikë në Republikën e Kosovës kundër çdo kërcënimi apo sulmi, si dhe themelimin e Autoritetin Shtetëror për Siguri Kibernetike.

Në këtë konferencë u tha se Republika e Kosovës është  zotuar të promovojë stabilitetin dhe sigurinë, jo vetëm brenda vendit, por edhe të jetë kontribuuese e rëndësishme ndaj sigurisë  së rajonit dhe më gjerë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori