HaPiTe është rikthyer me organizimin e ngjarjeve, duke sjellë kësaj radhe diskutimin mbi mundësitë dhe sfidat e krijimit të përmbajtjes nga Kosova për audiencë globale.

Eventi u mbajt këtë të premte, më 21 korrik, në hapësirat e HaPiTe në Prishtinë.


Të ftuarit, Arbër Musliu dhe Roni Shehu ndanë me të pranishmit përvojën dhe këshillat për përmbajtje të suksesshme.

Musliu i cili është content/copywriter në Inside.com, tregoi disa hapa që duhet ndjekur për të krijuar një përmbajtje, e cila ka impakt tek audienca.

hapite Audienca foto Ridvan Slivova 10  Arbër Musliu

“E sofistikuara nuk ka nevojë që të jetë e komplikuar” – është motoja e tij.

Ai sugjeroi të gjithë ata që shkruajnë përmbajtje për audiencë globale që çdo herë të nisen nga perspektiva e lexuesit.

Ndërsa, Roni i cili është udhëheqës i krijimit të përmbajtjes në Manaferra, tregoi se si kjo kompani ka arritur që përmes përmbajtjeve cilësore të fitojë klientë nga vende të ndryshme të botës.

hapite Audienca foto Ridvan Slivova 5 Roni Shehu

Ai po ashtu shpalosi disa nga strategjitë dhe hapat që duhet ndjekur për të krijuar përmbajtje të suksesshme.

Hapësirat e HaPiTes kanë qenë nikoqire edhe të eventeve tjera, ku mblodhën bashkë profesionistë të fushave të ndryshme. Në eventin e fundit u fol për fillimin e një karriere në Freelancing, në të cilin ishin folës Riard Rexhepi dhe Granit Selimaj, freelancerë të suksesshëm.

Eventi i parë, i cili edhe shënoi hapjen e HaPiTes, u organizua në kuadër të Javën Globale të Ndërmarrësisë. Valon Canhasi (Hallakate), Gentian Lluka (Telegrafi), Faton Sopa (Manaferra) dhe Benjamin Kolenović (Growzillas), folën për nisjen e agjencionit të marketingut digjital.

HaPiTe u themelua nga Hallakate, Pixels dhe Telegrafi, me qëllim që të organizohen mbledhi e ngjarje për komunitetin, për të krijuar rrjetizim e diskutuar tema me interes të përbashkët. Po ashtu, kjo hapësirë është e qasshme edhe për organizatat dhe kompanitë që mbajnë punëtori, konferenca dhe organizime te tjera.