Me moton “Gazetarët në vijën e parë të frontit”, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë (OSBE) dhe Entitetin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizim të Grave (UN Women), sot ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore të gazetarisë.
Jeta Xharra dhe Visar Prebreza nga KALLXO, u shpërblyen me Çmimin e Gazetarisë për Ekonomi “Ibrahim Rexhepi”, të cilin e mbështeti OSBE në Kosovë, në krye me Shefin e Misionit, ambasadorin Jan Braathu.
Ata mbështetën edhe dy çmime për Storjet më të mira për Pandeminë, të cilat i fituan gazetarja e Radio Televizionit të Kosovës, Jehona Zhitia dhe gazetarja e Klan Kosova, Arbreshë Uka.
Ndërsa, për Çmimin e Gazetarisë për Fuqizimin e Gruas, u shpërblye Donika Lamaxhema për storjen e saj të publikuar në Kosovo2.0, çmim ky i ndarë dhe i mbështetur nga Shefja e Zyrës së UN Women në Kosovë, Vlora Tuzi Nushi.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve vjetore të gazetarisë u moderua nga Gentiana Begolli Pustina, e cila ndër të tjera shprehu mirënjohje për kolegët për përkushtimin e dhënë gjatë këtij viti.
“Fatkeqësisht me ulëse të pakta në një ambient shumë më të zbehtë se siç jemi mësuar të shohim më herët në raste të tilla, ne po fillojmë ndarjen e këtyre çmimeve tashmë tradicionale vjetore që kanë të bëjnë me Çmimin për Ekonomi “Ibrahim Rexhepi” dhe Çmimin për Fuqizimin e Gruas. Ndonëse jemi mësuar që këto çmime të sjellin gëzim dhe optimizëm meqë vlerësojnë punën vjetore të gazetarëve që bëjnë në tema të caktuara, fatkeqsisht sot nuk i kemi të gjithë fituesit në mesin tonë, meqë njëra nga ta gjendet e karantinuar. Kjo dëshmon më së miri që kolegët tanë rrezikuan shëndetin e tyre e të familjes që ta përmbushin jo vetëm detyrën, por misionin e tyre, e që është informimi i saktë dhe i shpejtë.”
Teksa, të pranishmëve përmes një video iu adresua edhe ambasadori Braathu, i cili përgëzoi gazetarët për punën e tyre.
“Ne përgëzojmë gazetarët që vëzhgojnë shpenzimin e parasë publike dhe shërbejnë si mbikëqyrës të ngjarjeve që formësojnë ndërveprimet midis ekonomisë, politikës dhe shoqërisë në Kosovë. Për më tepër, unë mendoj se kemi nevojë për më shumë raportim ekonomik në Kosovë. Raportim ekonomik jo vetëm për gjërat që duhet të bëhen më mirë, por edhe për disa nga gjërat që tashmë janë bërë mirë, pra, ato në të cilat shohim se është bërë progres, për shembull në sektorin privat. Pandemia gjithashtu ka sjellur sfidat e saj për komunitetin e medieve në Kosovë. Sidoqoftë, disa nga këto sfida janë sfida me të cilat gazetarët janë përballur për një kohë të gjatë. Nuk janë aspak risi. Si të tilla, ato kontribuojnë në një përshkallëzim që ilustron se sa e vështirë është të ofrohen informacione të sakta me shpejtësi për publikun e gjerë”, tha ai.
Gazetarët u falënderuan edhe nga Shefja e Zyrës së UN Women në Kosovës, Vlora Tuzi Nushi.
“Njëjtë sikur mjekët, gazetarët kanë luajtur një prej roleve më të rëndësishme në shpëtimin e jetëve sepse po të mos kishim pranuar informata nga ju, nuk do të dinim si të kujdesemi apo çfarë po ndodhë sepse të gjithë ishim të izoluar pa njohuri për rrezikun e madh, i cili na është kanosur. E çmoj punën tuaj në terren dhe sfidat me të cilat jeni ballafaquar, aq më shumë duke i pasë parasysh ndryshimet politike që ndodhën, pra, ishit pikërisht në front”, tha ajo.
Organizimi i sotëm u mbajt për nder të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, e cila shënohet më 3 maj, por për shkak të situatës me pandeminë COVID 19, eventi është shtyer për në muajin nëntor./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë