LAJMI I FUNDIT:

U largua nga loja disa minuta para fundit, Allegri tregon pse e mori këtë vendim

U largua nga loja disa minuta para fundit, Allegri tregon pse e mori këtë vendim

Juventusi ka vazhduar me fitore në Serie A, pasi ka marrë të dytën radhazi duke mposhtur Interin me rezultat 0-1.

Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar, por në fund ishin mysafirët që u larguan me pikët e plota nga Giuseppe Meazza.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur pas ndeshjes duke përgëzuar futbollistët e tij për fitoren e arritur.


“Le të themi se ndaj Interit nuk ishte e lehtë, skuadra luajti mirë dhe nuk i lejuam raste kundërshtarit. Na munguan tre katër rreziqe, por që ishin të lehta. Me këtë fitore djemtë më dhanë një pushim të mirë”, tha Allegri.

Allegri u largua nga fusha në minutën e 86-të duke mos i shikuar fare minutat e fundit të ndeshjes, teksa ai ka treguar edhe arsyen se pse e bëri këtë.

“Në ato minuta nuk kishte më nevojë për mua. Po nervozohesha, para se të më nxirrnin jashtë sepse më paralajmëruan u ktheva në dhomat e zhveshjes, skuadra nuk kishte nevojë për mua në ato kohë”, u shpreh Allegri.

Juventusi triumfon në Derby d'Italia - Interi lëshon mundësinë për vendin e dytë
Lexo po ashtu Juventusi triumfon në Derby d'Italia - Interi lëshon mundësinë për vendin e dytë

Krejt në fund trajneri italian foli edhe për episodin ku Rabiot preku topin me dorë dhe nga ai aksion u shënua goli i fitores së Juventusit.

“Mos më bëni të flas me inat. Me Salernitanën, nga ana tjetër, nuk ndodhi asgjë? Në ndeshjen e parë kundër Interit, ata anuluan një gol që nuk e dinim nëse ishte dorë apo jo. Jemi shumë zotërinj në këtë, shkoni dhe shikoni gabimin pasi një shfaqje e tillë më duket e gabuar”, ta Allegri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori