LAJMI I FUNDIT:

U lansua më 2010, vetëm tani është përhapur në masë të madhe – disa fakte për “Coin Master”

U lansua më 2010, vetëm tani është përhapur në masë të madhe – disa fakte për “Coin Master”

Nëse jeni në mesin e atyre që e shfrytëzojnë internetin, vështirë të mos keni dëgjuar për aplikacionin që është ndër më të shiturit në App Store.

Video-loja Coin Master, po përhapet me shpejtësi, duke u luajtur masa shumë të mëdha njerëzish, transmeton Telegrafi.


Janë dy lloj njerëzish kur është fjala për Coin Master, ata që nuk duan as të dëgjojnë e lëre më të luajnë, si dhe të tjerë që iu janë nënshtruar plotësisht kësaj video-loje, si dikur Candy Crush.

Mirëpo, nëse vërtetë nuk jeni në dijeni lidhur me këtë video-lojë, janë disa fakte që duhet t’i dini.

Çfarë është Coin Master

Kjo video-lojë është lansuar në 2010 dhe është pritur që mund të përhapej me kalimin e kohës, por nuk ndodhi.

Vetëm vitin e kaluar, kur u postua një reklamë në YouTube, nisi të shkarkohej në masë të madhe, duke u bërë një sensacion në mesin e përdoruesve të internetit.

Loja është në çdo rrjet social dhe po vazhdon të përhapet, me intensitet edhe më të madh.

Si të luhet

Nuk mund të thuhet, se si është luajtur para dhjetë vitesh, por tani kjo lojë bazohet në makinën e lotos.

Thuajse e tërë loja varet nga kombinimi i tri figurave, që japin më pak apo më shumë monedha, të cilat shndërrohen në thesare, çekanë, apo mburoja.

Ndërtimi i fshatit dhe plaçkitja e fshatrave tjera

Si pjesë e lojës, është edhe ndërtimi i fshatit tuaj dhe sa më shumë që e zgjeroni dhe ndërtoni, merrni më shumë yje, për të dalë në nivel tjetër.

Por, ju mund të mblidhni monedha edhe duke sulmuar plaçkitur fshatra tjera, të cilat mundeni edhe t’i shkatërroni në tërësi.

Njëjtë mund të ndodhë edhe me fshatin tuaj, që mund të vidhet dhe të shkatërrohet, prej lojtarëve tjerë.

Luani me shokët tuaj

Pse të luani me njerëz të panjohur, kur mund të luani me shokët tuaj.

Lidhuni me ta në Facebook dhe bëni gjithçka që mundëson një video-lojë në rrjetin social, shkëmbeni të mira, po inatosini duke iu dëmtuar pronën.

Dërgojuni ftesa të ndryshme, atyre që nuk e luajnë këtë lojë, vetëm që t’i bezdisni.

Por, mos u ankoni se e keni humbur ndonjë shok shkaku i kësaj video-loje.

Shumë monedha, yje, shpërblime dhe kartela

Kur të jeni duke luajtur së bashku me shokë, duhet të shkëmbeni kartela e shumta, që iu mundësojnë të vazhdoni dhe të fitoni më shumë monedha.

Në fakt, monedhat, janë ato që iu mundësojnë të fitoni monedha tjera, pasi Coins që nënkupton monedha, është gjëja kryesore  lojës.

Pasi të keni grumbulluar s më shumë monedha, nuk ndodhë asgjë as atëherë, vetëm sa jeni duke humbur kohë, sikurse me çdo lojë tjetër.

Mikrotransakcionet

Sikur në çdo lojë tjetër edhe në Coin Master, mund të rritni nivelin e monedhave dhe të mirave tjera, duke paguar me parat që ju me shumë mund i keni fituar duke punuar, gjatë kohës sa nuk keni qenë duke luajtur.

Konsiderohet se Coin Master është po luhet nga rreth 80 milionë lojtarë, duke u bërë kështu një grumbulluese e mirë e të ardhurave. /Telegrafi/