Poseduesit e Play Station 5 në SHBA tani mund të shikojnë falas kanale televizive me reklama përmes shërbimit të ri FAST.

Në seksionin multimedial të konzolës janë në dispozicion më shumë se 100 kanale televizive drejtpërdrejt nga Sony Pictures Television, si dhe përmbajtje sipas kërkesës.


Oferta përfshin filma, seriale televizive, anime, lajme, sport, dokumentarë dhe përmbajtje të tjera.

- YouTube www.youtube.com

Mes kanaleve të filmave janë ato me përmbajtje aksion, fantastiko-shkencore dhe horror, ndërsa përdoruesit mund të shikojnë edhe seriale si Community, The Walking Dead, Deal or No Deal USA, Fear Factor dhe Ice Road Truckers.

Oferta e animeve përfshin Naruto, Sailor Moon, Hunter x Hunter dhe Death Note. Ka gjithashtu kanale për gaming, esports, podkaste dhe komedi.

Sony ka njoftuar se shërbimi Live TV on PS5 do të pasurohet vazhdimisht me programe dhe kanale të reja. Kompania planifikon ta ofrojë atë edhe në Kanada dhe në rajone të tjera. /Telegrafi/