LAJMI I FUNDIT:

A u la ‘në hije’ Deklarata politike shqiptare?

A u la ‘në hije’ Deklarata politike shqiptare?

Në fillim të këtij viti, përfaqësuesit e partive politike parlamentare shqiptare në Maqedoni, përmes një Deklarate të përbashkët shprehën përkushtimin e tyre për realizimin e të drejtave kombëtare në mandatin e ardhshëm qeveritar nëpërmjet mbështetjes së ndërsjellë në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutën e Maqedonisë. Deklarata hasi në rezistencë të ashpër nga partia e Gruevskit, ku edhe u organizuan një sërë protestash me pretekst kundër kësaj Deklarate.

Krahas kritikave të ashpëra, tre partitë shqiptare nënshkruese të Deklaratës politike u shprehën se nuk do të tërhiqen nga nënshkrimi i saj. Njëzërit thanë se Deklarata nuk duhet të jetë pengesë për formimin e qeverisë.


Por më 17 maj të këtij viti, gjegjësisht në ditën që e mori mandatin Zoran Zaev nga Ivanov tha se as një dokument, platformë, deklaratë, akt ose veprim i cili do të ishte në kundërshtim me interesat e të gjithë qytetarëve, nuk mund të jenë kusht e as bazë për formim ose funksionim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Edhe pse më herët këmbëngulësia për zbatimin e Deklaratës ishte e padiskutueshme, si duket ka hasur në ‘komoditet’ që të mos përmendet kohëve të fundit Deklarata shqiptare nga partitë nënshkruese. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti para një jave tha se Deklarata e tre partive shqiptare në Maqedoni nuk do të përfshihet plotësisht në programin e qeverisë së re për disa arsye, të cilat janë shumë reale dhe të sinqerta. Poashtu edhe nga LR-PDSH-ja e Selës u tha se nuk do të heqim dorë, por në procesin e formimit të qeverisë ndryshuan fjalorin e tyre, duke u arsyetuar se pjesëmarrja në qeveri do të thotë për ta që mos të lihet alibi për vazhdimin e krizës. Për Lëvizjen Besa vazhdon të mbetet më e rëndësishme ‘Ridefinimi’.

Veprimet e ardhshme që do do t’i ndërmerr Qeveria, Zaev do tregojë se cili është fati i Deklaratës shqiptare. Por, kjo mbetet të shihet pas 100 ditëshit të parë të kësaj qeverisjeje, kështu vlerëson Arsim Sinani për Telegrafi Maqedoni.

‘Qëllimi kryesor për momentin është rënia e pushtetit të Nikolla Gruevskit dhe OBRM-PDUKM-së, ky është objektivi fillestar i përbërjes së re parlamentare. Duke i pasur parasysh zhvillimet, vlerësoj se partitë shqiptare që do të qeverisin, BDI dhe LR-PDSH, do ta kenë të vështirë nëse nuk i realizojnë pikat nga Deklarta shqiptare. Nuk dëshiroj të paragjykoj. T’u japim kohë dhe të shohim çfarë veprimesh do të ndërrmarin. Nuk më duket korrekte që në këtë moment t’i gozhdojmë para kohe, pasi nuk i dijmë veprimet e tyre politike. Edhe kjo që e bën opinion publik, tregon se nuk do të mund të tërhiqen lehtë nga premtimet që i kanë dhënë, posaçërisht duke e pasur parasysh se, për problemet shqiptare Lëvizja Besa ka deklaruar se do t’i mbështes dhe nuk shoh pengesa, kështu që mund të ecin para’, shton Sinani.

Studiuesi Abdulla Mehmeti thotë se Deklarata shqiptare u keqpërdor skajshmërisht pasi lejuan që ajo të etiketohet si Platformë shqiptare apo ajo e Tiranës.

‘Deklarata e partive parlamentare të shqiptarëve, jo vetëm që u la në hije, por u keqpërdor skajshëm nga vetë drejtuesit e partive shqiptare, me faktin që lejuan të etiketohet nga shovenistët maqedonas si ,,platformë shqiptare”, ,,platformë e Tiranës”, ashtu siç nuk është ajo. Ajo është vetëm një deklaratë e disa partive me kushte për hyrje në qeveri, asgjë më tepër. Mënyra e sjelljes së kësaj deklarate, vendi dhe koha e papërshtatshme, sidomos mosrespektimi konsekuent nga vetë nënshkruesit e saj, si dhe paaftësia për organizimin e Tryezës së përbashkët, nënkupton se kjo deklaratë nuk u miratua në dobi të çështjes shqiptare në Maqedoni, për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara në 26 vitet e fundit, por për zgjidhjen e litarit në fytin e drejtuesve të këtyre partive, të kapur nga pushteti dhe faktorë të tjerë, por dhe të frikësuar nga rënia e besueshmërisë së tyre tek qytetarët shqiptarë, votuesit e tyre’.

Deklarata u keqpërdor nga vetë partitë nënshkruese për qëllime të politikës dhe ndërtimit të pozicioneve kur filluan bisedimet për formimin e qeverisë, e që në rastin konkret me mandatarin Zoran Zaev, thotë opinionisti Selim Ibraimi.

‘Zoran Zaev nuk është i interesuar për ndryshime kushtetuese dhe këtu do të lind kriza më e thellë në mes maqedonasëve dhe shqiptarëve. Në proces ndyshimi i Kushtetutës është në dobi të Maqedonisë dhe ul rreziqet e jashtme. Megjithatë partitë shqiptare nuk kanë interes që Deklaratën ta implementojnë ashtu siç ndodhi me Marrëveshjen e Ohrit. Nepotizmi, korrupsioni dhe faktorë të tjerë ditor, çështjen e të drejtave e bën mjet përfitimesh postesh. Ka zëra që thuan se plani qeverisës i Zaevit është i artë dhe s’ka nevojë më të flitet për pozitën e shqiptarëve dhe ndyshimet kushtetuese. Pikërisht këta zëra për të përfituar ndonjë post administrativ tek Zaevi po i ndihmojnë politikës që të mos mbyllet diskriminimi etnik në Maqedoni. Për më shumë, partitë aktuale shqiptare nënshkruese të Deklaratës nuk janë për t’iu besuar dhe historikisht nuk kanë përfaqësuar interesat e votuesit shqiptar. Dilema tani qëndron se a të mbështetet qeveria e Zaevit pa Deklaratën shqiptare. Në proces, më tepër kemi të bëjmë me një rilindje të një politike që ka për synim mbylljen e çështjes shqiptare dhe barazimin me konceptin qytetarë dhe mungesën e kanalizimeve tek vendbanimet shqiptare. Truku bizantin ka filluar me ca mbështetës shqiptarë të përkrahur nga LSDM-ja. Tani u vërtetua se Deklarata ishte vetëm objekt manipulimi sesa argument gjatë bisedimeve’, thekson Ibraimi.

Përndryshe, sonte më së voni, duhet të votohet Qeveria e re e Maqedonisë në krye me kryeministrin e ardhshëm, Zoran Zaev.

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori