LAJMI I FUNDIT:

U la jashtë Kryesisë, reagon Murtezaj: Kjo sjellje e shëmtuar nuk i takon shpirtit dhe frymës së LDK-së

U la jashtë Kryesisë, reagon Murtezaj: Kjo sjellje e shëmtuar nuk i takon shpirtit dhe frymës së LDK-së

Javën e kaluar Lidhja Demokratike e Kosovës përmbylli procesin zgjedhor brendapartiak. U lanë jashtë disa figura të njohura.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së poashtu u zgodh edhe kryesia e partisë.


Mes freskimeve të reja e mbetjes jashtë të disa emrave të njohur, LDK përmbylli procesin e brendshëm zgjedhor.

Ndër ata që mbeten jashtë ishte edhe profesori Valon Murtezaj.

Ai përmes një shënimi në Facebook ka thënë se mospërfshirja në përbërjen e Kryesisë së LDK-së, nuk ishte aksidentale.

“Mospërfshirja në përbërjen e Kryesisë së LDK-së, nuk ishte aksidentale, ishte e shenjëstruar. Kjo sjellje e shëmtuar nuk i takon shpirtit dhe frymës së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Shpirti Rugovian nuk e duron këtë”, ka shkruar Murtezaj.

"16 doktorë shkencash e 10 magjistra", Abdixhiku: Kryesia e re e LDK-së do të shërbejë drejt fitores sonë të madhe
Lexo po ashtu "16 doktorë shkencash e 10 magjistra", Abdixhiku: Kryesia e re e LDK-së do të shërbejë drejt fitores sonë të madhe

“Liria dhe Demokracia, respekti për mendimin e lirë (pa pasur pasoja), respektimi i rregulloreve, statutit dhe ligjeve, vlerësimi i profesionalizmit dhe etikës në punë, janë vlera më të rëndësishme në një organizatë bashkëkohore të kohës sonë”, shtoi ai.

Ish-zëvendësministri thotë se do te mbetet një zë që me vendosmëri i thotë mendimet e veta si njeri i lirë.

“Nga përvoja e di që nuk mund t’i japësh dikujt atë çfarë nuk ka kapacitet ta pranojë, e kuptoj dhe kam empati për këtë përplasje të civilizimeve.  Por, jam i pakompromis për Kosovën evropiane, ku dinjiteti, liria dhe demokracia janë të vlera humaniste që ju takojnë të gjithëve”.

Ai thotë se shkelja e normave demokratike nuk ka vend në Kosovë.

“Ndërgjegjja ime është humane, qëndron zgjuar, dhe nuk ka forcë a sjellje autokrate e despotike që mund ta shuajë. Mentaliteti im nuk është korruptiv dhe shpirti im nuk është profiter.

Nuk ik nga nata, se dua ta bëjë ditë. Unë jam i Kosovës, dhe këtu do të jem deri sa mali të bëhet hi, e hiri mal përsëri”, ka shtuar në fund Murezaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori