LAJMI I FUNDIT:

”U habita kur e pash veten në listë, së shpejti do të zbardhet gjithçka”

”U habita kur e pash veten në listë, së shpejti do të zbardhet gjithçka”

Lista e personave të cilët dyshohen për “cënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë” lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë tanimë është dërguar në çdo vendkalim kufitar.

Sipas kësaj, çdo person emri i të cilit figuron në listë është i ndaluar të lëshoj Maqedoninë si dhe secili prej tyre që aktualisht ndodhet jashtë vendit, duhet të arrestohet dhe të dërgohet para organeve hetuese.

Alsat sot publikoi listën 34 personave që akuzohen për rastin e 27 prillit me kualifikimin “cënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Këto janë 36 personat e dyshuar për ngjarjet e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë (Dokument)
Lexo po ashtu Këto janë 36 personat e dyshuar për ngjarjet e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë (Dokument)

Por ajo që është për t’u habitur është se në listë figuron edhe Feta Alimi, personi i cili i shpëtoi jetën kreut të ASH-së, Ziadin Selës. Alimi në një prononcim për Zhurnal tha se është i shokuar nga fakti që ka parë vetën në listë bashkë me ata persona që atë natë dhunuan Kuvendin.

Ai bëri me dije se momentalisht gjendet jashtë shtetit, por se do kthehet për 3 ose 4 ditë në Maqedoni dhe se pafajsia e tij do të dëshmohet.

“Jam i shokuar që të më fusin me një thes me këta persona. Shyqyr që është dëshmitari gjallë Ziadini, dhe gjithçka do të qartësohet. Momentalisht jam jashtë shtetit por brenda 3-4 ditëve kthehem në Maqedoni dhe do të paraqitem”, ka deklaruar personi që i shpëtoi jetën Ziadin Selës, Abdylfetah Alimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori