LAJMI I FUNDIT:

U gjunjëzua para partneres për t’i propozuar, punonjësi i Disneyland në Paris ia “rrëmben” unazën të riut – kritikohet veprimi i tij

U gjunjëzua para partneres për t’i propozuar, punonjësi i Disneyland në Paris ia “rrëmben” unazën të riut – kritikohet veprimi i tij

Menaxhmenti i Disneyland në Paris, ka kërkuar falje publike, pasi një punonjës i këtij parku të lodrave ndërpreu një propozim martese të një çifti të ri.

Adhuruesit e shumtë të këtij parku nuk ishin edhe aq të kënaqur me veprimin e punonjësit, që vrapoi dhe u fut në mes të vajzës dhe të riut që ishte gjunjëzuar dhe mbante në dorë kutinë e unazës me diamant, transmeton Telegrafi.


Punonjësi vrapoi me shpejtësi dhe ia mori unazën dhëndrit të ardhshëm, duke i detyruar dyshen të zbresin nga podiumi dhe të kuptojnë se çfarë bënë gabim.

E ky veprim nervozoi vizitorët e shumtë që filluan të fishkëllejnë dhe bërtasin – duke kërkuar largimin e tij nga parku.

Megjithatë ai është munduar të arsyetohet se këtë e kishte bërë me qëllim që t’ju propozoj një ambient tjetër, që sipas tij ishte më romantik për këtë moment të veçantë.

Pamjet e këtij momenti janë bërë virale në rrjetet sociale, kurse menaxhmenti i parkut ka kërkuar falje për veprimin e punonjësit të tyre.

Nusja në fund i tha po dhëndrit i cili kishte menduar këtë udhëtim për propozim. /Telegrafi/