LAJMI I FUNDIT:

U fut në pishinën e motelit, vajza nga Kenia mbytet – telefoni i saj transmetoi gjithçka drejtpërdrejtë në Facebook

U fut në pishinën e motelit, vajza nga Kenia mbytet – telefoni i saj transmetoi gjithçka drejtpërdrejtë në Facebook

Një vajza nga Kenia që jetonte në Kanada është mbytur në pishinën e një moteli, derisa e gjithë ngjarja e tmerrshme po transmetohej drejtpërdrejtë në Facebook, e babai i saj ka kërkuar ndihmë financiare me qëllim që të mund të rikthej kufomën në atdhe dhe ta varrosë.

Hellen Wendy Nyabuto, 24-vjeçe, mund të shihet duke u futur thellë në ujë në motelin Key në Ontario, ku ajo po qëndronte si mysafire, transmeton Telegrafi.


Ajo pasi ishte futur thellë në ujë, kishte pasur problem të del mbi sipërfaqen e ujit, ku si pasojë humbi jetën.

Kjo vajzë e re punonte si infermiere në Toronto, dhe në ato momente po u përgjigjej ndjekësve dhe miqve në pyetjet e tyre të shumta, derisa gjithçka po transmetohej drejtpërdrejtë në Facebook.

Në po të njëjtën ditë, trupin e saj të pajetë e gjetën mbi sipërfaqen e ujit dy burra fillimisht menduan se bëhet fjalë për një qen. /Telegrafi/