LAJMI I FUNDIT:

U fsheh te rrotat e aeroplanit dhe i mbijetoi fluturimit dyorësh nga Guatemala për në Miami – publikohen pamjet

U fsheh te rrotat e aeroplanit dhe i mbijetoi fluturimit dyorësh nga Guatemala për në Miami – publikohen pamjet

Një pasagjer i verbër që ishte fshehur në hapësirën e rezervuar për rrotat e aeroplanit të aviokompanisë së American Airlines, i mbijetoi fluturimit dyorësh nga Guatemala drejt Miamit, ku i është dorëzuar zyrtarëve të emigracionit dhe është dërguar në spital për vlerësim të gjendjes së tij shëndetësore, shkruan The Guardian.

Zyrtarë të Doganës amerikane dhe Agjencia për Mbrojtjen e Kufijve, kanë konfirmuar incidentin në një kumtesë të përbashkët, transmeton Telegrafi.


Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet pasagjeri i verbër i cili për fat të mirë nuk ka pësuar lëndime, kurse punonjësit e pyesnin nëse kishte nevojë për ujë.

“Dogana amerikane arrestoi 26-vjeçarin, që tentoi të futet në kabinën e aeroplanit që zbriti në Miami dhe kishte udhëtuar nga Guatemala”, thuhet në kumtesë.

“Personi është evakuar nga ana e personeli mjekësor dhe është dërguar në spital për tretman. Hetimet për incidentin janë duke vazhduar”, është thënë ndër tjera. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Fun
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa

Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa "fluturon në ajër"

Fun
Traditat më bizare seksuale (+16)

Traditat më bizare seksuale (+16)

Fun
Google Maps ka

Google Maps ka "mjegulluar" një shtëpi në një rrugë të zakonshme në Ohio - për një arsye të veçantë

Interesante
Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Rekord i ri botëror - 353 balerina kërcejnë në majë të gishtërinjve për një minutë

Interesante
Kalo në kategori