Artistja nga Prizreni, Doruntina Shala - Tayna, gjatë këtyre ditëve ka qenë duke qëndruar në Zvicër.

Reperja mori vëmendje teksa u fotografua me një mashkull misterioz duke shijuar një pasdite në një nga restorantet në Gjenevë.


Kjo bëri që të komentohet në masë të madhe e madje të aludohet për një lidhje të re dashurie.

Screenshot 11 29 Tayna (Foto: Screenshot/Instagram)

Lidhur me këtë një reagim së fundmi e ka bërë edhe vet këngëtarja në një postim të shpërndarë në InstaStory.

Ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory ku shfaqet me DJ Dust dhe mashkullin me të cilin u fotografua, i cili njëherësh është pjesë e ekipit të tyre.

“Kapet Tayna me dy meshkuj misterioz”, ka shkruar ajo duke etiketuar edhe djemtë në fjalë.

tajn3 e1653309091133 1 Foto: Screenshot/Instagram

“Të gjithë menduan se kanë zbuluar diçka”, tha më tej 25-vjeçarja me ironizim.

E njëjta ndryshe deri më tani është deklaruar beqare. /Telegrafi/

tajn4 e1653309113135 1 Foto: Screenshot/Instagram