LAJMI I FUNDIT:

U filmua duke ngacmuar dhe fyer myslimanët, ish-këshilltari i Barack Obamës arrestohet në New York

U filmua duke ngacmuar dhe fyer myslimanët, ish-këshilltari i Barack Obamës arrestohet në New York

Ish-këshilltari i presidentit amerikan Barack Obama për siguri nacionale Stuard Seldowitz, është arrestuar pas publikimit të disa videove ku shihet duke përdorur gjuhën islamofobe dhe me plot urrejtje ndaj një punëtori të një lokali që shërbente ushqim të shpejtë në New York.

Seldowitz u arrestua të mërkurën nën akuzat paraprake për nxitje të urrejtjes, përndjekje, ngacmim dhe shkaktim i frikës dhe pengim të kryerjes së detyrës, thuhet në raportin e policisë së New Yorkut, transmeton Telegrafi.


Mbetet e paqartë se me çfarë akuzash Seldowitz do të ballafaqohet në fund, kur edhe do të fillojë procesi gjyqësor ndaj tij në gjykatën e Manhattan.

Ish-këshilltari i Barack Obamës ngacmonte shitësin dhe fyente myslimanët: Nëse kemi vrarë 4 mijë fëmijë palestinezë, nuk ka qenë e mjaftueshme
Lexo po ashtu Ish-këshilltari i Barack Obamës ngacmonte shitësin dhe fyente myslimanët: Nëse kemi vrarë 4 mijë fëmijë palestinezë, nuk ka qenë e mjaftueshme

Para se të arrestohej, Seldowitz ka konfirmuar për CNN se në videot e publikuara në rrjetet sociale është ai, dhe se shihet duke e ngacmuar shitësin në rrugën Upper East Side në Manhattan.

Ai në video përqesh fenë islame, gjithashtu tallet me burrin për shkak të kombësisë së tij, e akuzon se mbështet Hamasin dhe ia përmend luftën mes Izraelit dhe Hamasit.

Seldowitz kishte thënë në këto video se “nëse kemi vrarë 4 mijë fëmijë palestinezë, nuk ka qenë e mjaftueshme”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori