LAJMI I FUNDIT:

U desh edhe ndihma e zjarrfikësve: 11 emigrantë nxirren nga kamioni që po transportonte çokollatë (Foto)

U desh edhe ndihma e zjarrfikësve: 11 emigrantë nxirren nga kamioni që po transportonte çokollatë (Foto)

Njëmbëdhjetë emigrantë të paligjshëm, të gjendur në pjesën e prapme të një kamioni nga trafikantët, janë zbuluar pranë Warminster, Wiltshire në Mbretërinë e Bashkuar pasi udhëtuan nga Evropa.

Ata mbijetuan duke ngrënë çokollatën belge shumë të shtrenjtë që po transportonte shoferi.


Dhjetë irakianë, një shtetas afgan e midis tyre 6 të mitur, u gjetën krejt rastësisht. Ata u dëgjuan duke bërtitur nga një lokal aty pranë teksa kamioni kishte ndaluar.

“Ne të gjithë e dinim menjëherë se çfarë ishin zhurmat dhe britmat”, tha Dave Thomas, pronar i kafenesë “The Willoughby Hedge Layby”.

“Ka ndodhur këtu dy herë më parë gjatë 15 viteve të fundit”, shtoi ai.

Disa shoferë u përpoqën të hapnin dyert në kamion përpara se të kuptonin se dyert ishin të mbyllura, duke u detyruar të thërrisnin policinë.

Por, përcjell oranews.al, as këta të fundit nuk mundën të bënin gjë, teksa u desh ndihma e zjarrfikësve, të cilët përdorën mjete për të prerë dyert.

“Ata i marrin njerëzit në kamion, zëvendësojnë drynat dhe më pas i dëmtojnë dhe i mbajnë super të ngjitur që të mos hapen”, tha një dëshmitar.

“Grupi ishte ruajtur në pjesën e prapme të rimorkios dhe ishin ushqyer në kafazin e çokollatës shumë të shtrenjtë belge që po mbahej aty”, tha pronari i kafenesë, duke shtuar se ata ishin dukshëm shumë me fat, sepse ndërsa rimorkio e tyre ishte një njësi frigorifer, seksioni që ata qëndruan ku ndodhje edhe çokollata ishte në temperaturë normale.

Pas marrjes së ndihmës mjekësore, emigrantët u ndaluan për hyrje të paligjshme në Britani.

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Zelensky flet për ofensivën ruse në rajonin e Kharkivit

Zelensky flet për ofensivën ruse në rajonin e Kharkivit

Evropa
Një pjesë e mbeturinave hapësinore ra në një fermë në Kanada

Një pjesë e mbeturinave hapësinore ra në një fermë në Kanada

Amerika
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kalo në kategori