LAJMI I FUNDIT:

U deportua nga Rumania se spiunonte për Moskën, vritet mercenari serb që luftonte për rusët në rajonin e Kurskut

U deportua nga Rumania se spiunonte për Moskën, vritet mercenari serb që luftonte për rusët në rajonin e Kurskut

Bratislav Zhivkoviq, një mercenar serb i shpallur person non grata në Rumani në vitin 2017 për spiunazh në favor të Rusisë, është vrarë gjatë betejave në rajonin e Kurskut të Rusisë.

Kanalet pro-ruse në Telegram konfirmuan vdekjen e Zhivkoviqit, duke pretenduar se ai vdiq “në beteja të ashpra për çlirimin e rajonit të Kurskut”, transmeton Telegrafi.

Qeveria serbe ende nuk ka komentuar mbi raportet. Zhivkoviq kishte luftuar për Rusinë kundër Ukrainës që nga viti 2014, si udhëheqës i një organizate paraushtarake nacionaliste serbe, çetnikët.


Në vitin 2017, ai u dëbua nga Rumania me urdhër të gjykatës për spiunazh pasi bëri fotografi të radarëve ushtarakë në bregun e Detit të Zi, dhe siguroi koordinatat e tyre GPS për kontaktet ruse.

Një vit më vonë, ai u burgos në Serbi për shkak të pjesëmarrjes në operacione ushtarake për një shtet të huaj, por më vonë u lirua.

Ukraina kishte hapur gjithashtu një çështje penale kundër Zhivkoviqit, për rekrutimin e të huajve për të luftuar kundër Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Amerika
Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Evropa
Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Amerika
Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Evropa
JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Evropa
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Kalo në kategori