LAJMI I FUNDIT:

U certifikuan snajperistët  e FSK-së

U certifikuan snajperistët  e FSK-së

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional,  sot në poligonin  e Policisë së Kosovës u mbajtë ceremonia e certifikimit të përbashkët të pjesëtarëve të FSK-së dhe Policisë së Kosovës me rastin e përfundimit të suksesshëm të trajnimit për snajperë.

Sipas një njoftimi për media, në ceremoninë përkatëse, të pranishëm ishin komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant  Rrahman Rama dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, të cilët ndanë certifikatat për personelin e trajnuar.


Siç thuhet me këtë rast, gjeneral Rama dhe drejtori Mehmeti vlerësuan lartë angazhimin e përbashkët në mes dy institucioneve dhe u zotuan për bashkëpunim dhe koordinim edhe në të ardhmen në fushat e interesit të përbashkët.

“Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës bashkëpunimin e tyre po e realizojnë me aktivitete konkrete dhe me angazhime e trajnime të përbashkëta në ngritjen e kapaciteteve njerëzore e taktike. Ngritja e kapaciteteve profesionale  dhe taktike është prioritet i FSK-së. Nga sot FSK-së i shtohen kuadro specialistike, mirë të përgatitura nga instruktorë të  Policisë së Kosovës edhe në këtë fushë shumë të rëndësishme operacionale”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori