Pothuajse 9 vite pasi u braktis në Oqeanin Indian, një varkë që i përkiste një adoleshenteje është gjetur.
Amerikanja Abby Sunderland, ishte vetëm 16 vjeç kur tentoi të bëhej personi më i ri që lundron rreth botës në vitin 2010.
Por ndërsa tentoi të arrinte rekordin, një stuhi e madhe dëmtoi varkën e saj.
Vajza u shpëtua më shumë se 3.220 km nga brigjet e Afrikës dhe Australisë. Jahti u zbulua të hënën, i kthyer përmbys në oqean.
Ai u raportua tek autoritet nga një aeroplan rreth 10 km në jug të ishullit të Kangurit, një destinacion popullor turistik në Australinë e Jugut, tha policia.
“Varka më solli shumë kujtime, të mira dhe jo të mira, por ishte shumë bukur ta shihje pas kaq shumë kohësh,”-tha Sunderland në një deklaratë të raportuar nga mediat australiane.
Sunderland ishte nisur me varkë nga Kalifornia në janar të vitit 2010, por pesë muaj më vonë, varka e saj dëmtua nga valët e larta 9 metra në Oqeanin Indian.
Ajo humbi kontaktin me familjen e saj për rreth 20 orë. Një aeroplan nga Perth vuri re varkën me adoleshenten dhe ngriti alarmin për ta shpëtuar.
Vajza u mor nga një anije franceze dhe u dërgua në ishullin Reunion, një territor francez jashtë shtetit pranë Madagaskarit.
Sunderland ishte duke u përpjekur të thyente rekordin e vendosur nga vëllai i saj Zac, që lundroi vetëm nëpër botë në vitin 2009 në moshën 17 vjeçare.
Rekordi u vendos nga 16-vjeçarja australiane Jessica Watson në të njëjtin vit.
Sunderland ka shkruar një libër për përvojën e saj. Tani ajo është e martuar, ka tre fëmijë dhe jeton nw Alabama. /oranews/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel