LAJMI I FUNDIT:

Tym jo i zakonshëm nga “Kosova B” (Video)

Tym jo i zakonshëm nga “Kosova B” (Video)

Termocentrali “Kosova B” në Obiliq sot ka liruar tym të dendur nga tymtorja, e që nga qytetarët është vlerësuar si diçka jo e zakonshme.

Në videon që një qytetar ia ka dërguar Telegrafit shihet tymi i dendur që del nga ky oxhak.


Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Skënder Bucolli, tha Telegrafin se kanë marr masa të shpejta.

“Kemi pasur një problem teknik për afërsisht 5 minuta. Ekspertët tanë e kanë sanuar shumë shpejt dhe tani gjithçka është në suaza të normal”, tregoi ai.

Bucolli ka dërguar edhe një fotografi për të dëshmuar se lirimi i tymit është kthyer në suaza të normales nga tymtari i Termocentralit “Kosova B”. /Telegrafi/