LAJMI I FUNDIT:

Twitter do t’i lejojë bizneset të mbajnë shenjat e tyre të arta të verifikimit me pagesë prej për 1,000 dollarë në muaj

Twitter do t’i lejojë bizneset të mbajnë shenjat e tyre të arta të verifikimit me pagesë prej për 1,000 dollarë në muaj

Twitter dëshiron të fitojë para nga bizneset në platformë duke i tarifuar 923 euro (1,000 dollarë) në muaj për të mbajtur shenjat e tyre të arta të verifikimit, sipas një raporti nga The Information.

Siç vihet në pah nga The Information, markat që nuk paguajnë tarifën prej 923 eurove (1,000 dollarësh) në muaj do të humbasin distinktivët e tyre të artë, megjithëse është e paqartë se kur do të ndodhë kjo.


Mesazhet e brendshme të cilat u panë nga media në fjalë, zbulojnë gjithashtu se Twitter-i kërkon të paguajë një tarifë shtesë prej 50 dollarësh në muaj për të shtuar distinktivë në secilën llogari të lidhur me biznesin, raporton The Verge, transmeton Telegrafi.

Kjo përputhet me një pamje të postuar nga konsulenti i mediave sociale Matt Navarra, i cili tregon atë që duket të jetë një email midis menaxherit të produktit të Twitter, Evan Jones dhe një biznesi pa emër.

“Si një abonent me qasje të hershme, do të merrni një shenjë të artë për organizatën tuaj dhe shënjat e anëtarësimit për bashkëpunëtorët e saj”, thuhet në email. “Nëse dëshironi të abonoheni, paketa “Verified for Organizations” kushton 923 euro (1,000 dollarë) në muaj dhe 46 euro (50 dollarë) për çdo lidhje shtesë të një llogarie tjetër”.

Twitter shpërndau shenjat e arta përpara programit “Verification for Organizations”, e quajtur më parë edhe “Blue for Business”, e cila i lejon kompanitë që të “verifikojnë dhe ta bëjnë të dallueshëm biznesin e tyre në Twitter”.

Gjithashtu i lejon kompanitë të shtojnë distinktivë që tregojnë versione në miniaturë të fotografive të profilit të tyre në Twitter në llogaritë që u përkasin punonjësve, drejtuesve dhe kujtdo tjetër që lidhet me markën, ashtu si logoja e vogël e Twitter në profilin e menaxherit të produktit të Twitter, Esther Crawford.

Navarra më vonë vazhdoi me një pamje tjetër të një mesazhi të drejtpërdrejtë midis një biznesi dhe menaxheri produkti në Twitter, i cili konfirmon edhe një herë tarifën prej 923 eurove (1,000 dollarë) në muaj. /Telegrafi/