LAJMI I FUNDIT:

Twitter ka mbyllur gjashtë mijë llogari saudite, vlerëson se vepronin në favor të qeverisë

Twitter ka mbyllur gjashtë mijë llogari saudite, vlerëson se vepronin në favor të qeverisë

Rrjeti social Twitter ka identifikuar dhe hequr rreth gjashtë mijë llogari që thotë se ishin pjesë e një përpjekje të koordinuar nga agjenci dhe individë që përfaqësojnë qeverinë saudite në funksion të zgjerimit të interesave të tyre gjeopolitike.

Përfaqësues të Twitter-it, kanë thënë se llogaritë e hequra përmbanin mesazhe tejet në favor të qeverisë saudite dhe synonin kryesisht një “pëlqimin falë një qasje agresiv, rishpërndarjen e mesazhit si dhe përgjigje”.


Shumica e postimeve publikohej në gjuhën arabe. Sipas Twitter-it postimet i jepnin gjithashtu një shtytje diskutimeve në lidhje me sanksionet ndaj Iranit si dhe daljeve të zyrtarëve të qeverisë saudite në mediat perëndimore.

Zhvillimet më të fundit me fushata në mediat sociale të mbështetura nga shteti, vijnë ndërsa kompanitë e teknologjisë kanë rritur përpjekjet për të adresuar çështjen e informacionit të rremë në platformat e tyre, përpara zgjedhjeve presidenciale amerikane që mbahen vitin e ardhshëm.

Përpjekjet pasojnë gjetjet se rusët kanë mbështetur financiarisht me mijëra reklama të rreme politike gjatë zgjedhjeve të 2016 me qëllimin për të mbjellë mosmarrëveshje mes amerikanëve.

Njoftimi i Twitter-it nënvizon faktin se shqetësimet për informacione të rreme nuk janë të kufizuara në SHBA e Rusi.

“Qeveritë kanë filluar fushata ndikimi në të njëjtën mënyrë sikurse kompanitë tregtare nisin fushatat për të shitur pluhur larës apo makina”, thotë James Ludes, një ekspert për mbrojtjen kombëtare.

Ai thotë se përpjekjet ruse në vitin 2016 treguan se ishte tejet e mundur që “të ndryshohen qëndrimet e publikut përmes përdorimit të qëllimtë të medias sociale”.

Ndërsa përpjekjet për të çrrënjosur këto lloj fushatash mund të duket si një lojë për të fshehur përhapjen reale të problemit, zoti Ludes thotë se kompanitë po dëshmojnë përparim në ndërmarrjen e hapave për të identifikuar dhe çrrënjosur fushatat e manipulimit të drejtuara nga fuqitë e huaja. /TCH/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Evropa
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Kalo në kategori