LAJMI I FUNDIT:

Twitch planifikon të godasë transmetimet e drejtpërdrejta të lojërave të fatit mes reagimeve të shumta

Twitch planifikon të godasë transmetimet e drejtpërdrejta të lojërave të fatit mes reagimeve të shumta

Gjiganti i transmetimit të drejtpërdrejtë Twitch gjatë javës së kaluar tha se do të ndërmarrë hapa shtesë për të goditur përmbajtjen e palicencuar të lojërave të fatit në platformën e tij, pasi u përball me reagimin e disa prej krijuesve kryesorë të tij.

Shërbimi në pronësi të Amazon planifikon të ndalojë faqet e lojërave të fatit të transmetojnë në platformë nëse ato nuk janë të licencuara në Shtetet e Bashkuara ose në “juridiksione të tjera që ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme të konsumatorit”, sipas një deklarate të kompanisë të postuar në Twitter.

“Ndërsa ne ndalojmë shpërndarjen e lidhjeve ose kodeve të referimit në të gjitha faqet që përfshijnë lojëra elektronike, ruletë ose lojëra me zare, ne kemi parë disa njerëz që i anashkalojnë ato rregulla dhe e ekspozojnë komunitetin tonë ndaj dëmeve të mundshme”, shkruhej në deklaratën e bërë nga kompania, raporton CNN, transmeton Telegrafi.


Ndalimi hyn në fuqi më 18 tetor. Faqet për baste sportive, “fantasy sports” dhe poker do të vazhdojnë të lejohen në platformë.

Bastet kanë gjetur një bazë në Twitch. “Slots”, ku shikuesit mund të shikojnë transmetime të basteve në kriptovaluta në kazinotë online, tani është loja e dhjetë më e shikuar në Twitch, sipas TwitchTracker.

Faqet si Stake.com, të ndikuar nga ndalimi i shpallur, kanë sponsorizuar transmetime në Twitch për të tërhequr lojtarë të rinj dhe për t’i lejuar ata të përdorin kriptovaluta për të luajtur në platformën e tyre. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Teknologji
Apple planifikon të shtojë 20,000 vende pune në SHBA gjatë katër viteve të ardhshme

Apple planifikon të shtojë 20,000 vende pune në SHBA gjatë katër viteve të ardhshme

Teknologji
Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Teknologji
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Teknologji
Kalo në kategori