LAJMI I FUNDIT:

“TVSH-ja ime”, vijon pagesa për tremujorin e dytë

“TVSH-ja ime”, vijon pagesa për tremujorin e dytë

Drejtoria e të Hyrave Publike bën të ditur se gjatë muajit gusht po bëhet pagesa për tremujorin e dytë nga “TVSH-ja ime”.

Te qytetarët të cilët kanë skanuar fatura gjatë muajve prill, maj dhe qershor janë paguar 707.246.087 denarë, ndërsa vetëm këtë tremujor të dytë 13.402 qytetarë janë përdorues të rinj të aplikacionit TVSH-ja ime.


Sipas të dhënave të Drejtorisë së të Hyrave Publike mbi 530.000 qytetarë gjatë muajve prill, maj dhe qershor kanë skanuar 86.9 milionë fatura.

Nga DHP u bëjnë thirrje qytetarëve që të vendosin të dhënave të sakta në mënyrë që edhe pagesa të jetë në kohë, kurse si arsyet më të shpeshta pse nuk bëhet pagesa është xhirollogaria e gabuar.

Ndryshe, nga 1 janari u rrit edhe limiti për kthimin e një pjese të TVSH-së për tremujor nga 1.800 denarë në 2.100 denarë./Telegrafi/