LAJMI I FUNDIT:

TV KLAN, tani në platformën Kujtesa !

TV KLAN, tani në platformën Kujtesa !

Kujtesa vazhdon të pasurojë platformën e saj me kanale të reja, këtë herë prezanton kanalin më të shikuar mbarë Shqiptar, TV KLAN, me emisione prestigjioze dhe argëtuese për të gjithë.

Si synim kryesor që të përmbush të gjitha kërkesat dhe nevojat e abonuesve të saj, Kujtesa tashmë ka shtuar edhe kanalin TV KLAN në platformën e saj, ku mund t’a gjeni me numrin 10.

Gjithashtu kësaj platforme i janë shtuar edhe kanalet Klan plus me numrin 11 dhe Klan Music që e gjeni me numrin 12.

Disa prej programeve më të njohura të cilat mund t’i ndiqni në TV KLAN përfshijnë emisionin Opinion me Gazetarin dhe Analistin e njohur Blendi Fevziun ku ju mund të ndiqni debate, analiza, intervista, personazhe, dëshmi dhe fakte konkrete. Ngjarje më të fundit dhe të rëndësishme në jetën politike dhe sociale të vendit me opinionet dhe analizat e të ftuarve në studio.

Mirepo, për t’u argëtuar duke shikuar TV, gjithmonë mund të jeni së bashku me emisionin Xing me Ermal Mamaqin, i cili është i vetmi që thyen çdo monotoni dhe i’u bën të qeshni me mysafir të ndryshëm  të cilët janë prezent në studio, e njësoj edhe me risitë që di të sjellë vetëm ai.

Pasdite mund të shoqëroheni me Rudina Magjistarin, me një show argëtues dhe informativ me të ftuar në panel që flasin për tema të ndryshme, inserte filmike të xhiruara më parë, lidhje direkte e shume aktualitete të tjera.

Rekord në prodhimtari, staf profesionistësh, teknologji e lartë, prodhime dhe blerje të suksesshme, programe për të gjithë target-moshat, e bëjnë Tv Klan, të jetë ekrani më i dashur i të gjithë shqiptarëve, kudo që ata jetojnë.

Kujtesa do të vazhdojë të sjellë risi dhe kanale të reja vazhdimisht me qëllim të plotësimit të kërkesave dhe nevojave të abonentëve të saj.

Artikull i sponsoruar

Artikull i sponzorizuar