LAJMI I FUNDIT:

Tusk i thotë Ramës: Ju keni vetëm miq në Bruksel

Tusk i thotë Ramës: Ju keni vetëm miq në Bruksel

Kryeministri shqiptar, Edi Rama është takuar këtë pasdite me kreun e Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk.

Me anë të një postimi në “Twitter”, Donald Tusk e vlerëson takimin si mjaft pozitiv, ndërsa kërkoi të mbahet ritmi i reformave.

“Të mbahet ritmi në reformat e sundimit të ligjit, për të përparuar në rrugën drejt BE”, shkruan Tusk në “Twitter”.

Mësohet se Tusk i është shprehur kryeministrit Rama, se BE vlerëson procesion e refomave. “Ndërkohë reformat tuaja të guximshme, shembull për rajonin. Jemi në të njëjtën anë. Bashkëpunimi dhe bisedimet tona për të ardhmen evropiane. Ju keni vetëm miq në Bruksel. Rikonfirmoj se vlerësojmë vërtet procesin tuaj të thellë, e të guximshëm të reformave”.

Për takimin ka bërë një postim edhe Kryeministri Rama. “Në Bruksel me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili vlerësoi ecurinë e reformave kurajoze në Shqipëri si një shembull pozitiv për krejt rajonin”, shkruan Rama./TCh/