LAJMI I FUNDIT:

Turqia thotë se Suedia ende nuk i ka përmbushur detyrimet ndaj saj

Turqia thotë se Suedia ende nuk i ka përmbushur detyrimet ndaj saj

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavuşoglu theksoi përgjegjësitë që Suedia ka në marrëveshjen trepalëshe për anëtarësim në NATO.

Çavuşoglu foli në konferencën e përbashkët për media që u mbajt pas takimit në Ankara me ministrin e Jashtëm të Suedisë, Tobias Billstrom, raporton aa.


Duke vënë në dukje se kanë shënuar mesazhet dhe hapat që Suedia ka ndërmarrë në kuadër të marrëveshjes trepalëshe të arritur mes Turqisë, Suedisë dhe Finlandës, Çavuşoglu tha se ndryshimet e bëra në kushtetutë dhe ligje do të hyjnë në fuqi në vitin 2023.

Për ekstradimin e personave të lidhur me terrorizmin, kryediplomati turk deklaroi se “lanë qenë të rëndësishme deklaratat e homologut tim kryesisht për vendosjen e distancës me organizatën terroriste PYD/YPG. Këto janë hapa të hedhur në drejtimin e duhur. Por, nuk ka një zhvillim konkret lidhur me disa çështje si ekstradimi i kriminelëve të lidhur me terrorizmin dhe ngrirjen e aseteve të terroristëve. Kemi mirëpritur ekstradimin e një personi, i cili nuk ndodhej në listën tonë”.

Ministri Çavuşoglu rikujtoi se Gjykata e Lartë e Apelit në Suedi refuzoi ekstradimin e anëtarit të FETO-s, gazetarit Bylent Kenes.

“Ky është një zhvillim shumë negativ. Hedhja e hapave shtesë në përputhje me marrëveshjen trepalëshe në lidhje me ekstradimin e personave me lidhje terroriste, janë pritshmëria jonë më e natyrshme dhe detyrime të Suedisë dhe Finlandës që rrjedhin nga marrëveshja”, tha Çavuşoglu.

Ndryshe, Suedia dhe Finlanda kanë aplikuar për tu bërë pjesë e aleancës më të madhe ushtarake NATO-s, por që ka hasur në kundërshtimin e shtetit turk. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Evropa
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Evropa
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Evropa
Kalo në kategori