LAJMI I FUNDIT:

Turqia tërhiqet nga kërkimi i gazit, Greqia e fton për dialog

Turqia tërhiqet nga kërkimi i gazit, Greqia e fton për dialog

Turqia u tërhoq zyrtarisht nga nisma për kërkimin dhe nxjerrjen e gazit natyror nga hapësira detare e kontestuar e Mesdheut Lindor. Për shkak të vazhdimit të negociatave, presidenti Erdogan kërkoi pezullimin e projektit. Athina e mirëpriti vendimi dhe tha se është gati për dialog. Të dy vendet shkuan shumë pranë luftës, por tensionet u ulën pas ndyrjes së kancelares gjermane Angela Merkel.

Turqia njoftoi se do të pezullojë kërkimin dhe nxjerrjen e gazit natyror nga ujërat e kontestuara detare të Mesdheut Lindor, synim, që ngriti në maksimum tensionet ushtarake me Greqinë. Presidenti Recep Tayyip Erdogan u tha vartësve të tij “të pezullojnë për disa kohë kërkimet,” tha zëdhënësi Ibrahim Kalin.


Javën e kaluar Turqia lajmëroi planet për të dislokuar në anijen Oruc Reis dhe dy anije të tjera për të kryer vrojtime pranë ishujve grekë Rhodes, Karpathos dhe Kastellorizo, shumë pranë bregdetit turk, raporton Ora News,

Shpallja nga Turqia e Navtex-it, sistemit ndërkombëtar të sigurisë detare, zemëroi jo vetëm Greqinë, por edhe ShBA-në, Francën dhe gjithë Bashkimin Europian.

“Greqia ka një reagim ekstrem nga shpallja e Navtex-it të Turqisë, njëlloj sikur do të pushtojmë ishullin Kastellorizo,” tha zëdhënësi Kalin. Sipas tij zona e parashikuar për kërkimin e gazit ndodhet rreth 180 kilometra larg ishullit të vogël.

“Nga ana tjetër presidenti ynë tha se për shkak të vazhdimit të negociatave, le t’i pezullojmë kërkimet për disa kohë,” tha Kalin.

Lajmin e tërheqjes së Turqisë e përshëndeti menjëherë ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias.

“Qeveria greke e ka thënë vazhdimisht se kusht i nevojshëm për vazhdimin e dialogut është tensionimi i situatës nga ana e Turqisë,” tha Dendias gjatë takimit homologen spanjolle Arancha Gonzalez Laya në Athinë.

Të dy vendet shkuan shumë pranë luftës, por tensionet u ulën pas ndyrjes së kancelares gjermane Angela Merkel.