Turqia është duke kryer ushtrimet më të mëdha ushtarake në tri dete, që konsiderohen si më të mëdhatë në historinë e këtij vendi. Gjithashtu kjo është hera e parë që janë duke marrë pjesë edhe forcat ajrore dhe ato tokësore, në këtë nivel të ushtrimeve.

Ushtrimet katërditore janë duke u zhvilluar me emrin e koduar “Mavi Vatan” që përfshijnë 103 luftanije, dhe ka filluar të mërkurën në Detin e Zi, Egje dhe në lindje të Mesdheut, duke i lejuar kështu Turqisë hapësirë të mjaftueshme që të shfaq flotën e saj moderne, transmeton Telegrafi.

“Asgjë nuk mund të ndodh në Mesdhe pa Turqinë”, ka deklaruar gjatë javës së kaluar ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Cavusoglu.

Se për çfarë bëhet fjalë shikoni videon e publikuar më poshtë që përveç anijeve të ndryshme luftarake, shfaq aeroplanët dhe tanket me moderne. /Telegrafi/