LAJMI I FUNDIT:

Turqia pajton bashkësitë islame të Serbisë

Turqia pajton bashkësitë islame të Serbisë

Në Serbi ekzistojnë tri Bashkësi Islame të regjistruara në Ministri të Fesë: 1. Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e cila është themeluar në vitin 2003; 2. Bashkësia Islame në Serbi, e themeluar nga Muamer Zurkoliq, si dhe; 3. Rijaseti i Bashkësisë Islame të Serbisë në krye me Adem Zilkiqin. Që të tri këto bashkësi nuk e njohin njëra tjetrën.

Bashkësia Islame e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit sot nuk gëzon përkrahjen e gjithë imamëve në Luginë për shkak të interesave parciale dhe individuale. Mund të thuhet se në këtë mënyrë interesat kolektive dhe shoqërore po shkelen nga individë të caktuar. Për shkak të mos kyçjes së gjithë imamëve në BIPBM, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, vitin e kaluar inicioi një grup punues për themelimin e një Bashkësie unike Islame të Luginës së Preshevës.


Në mbledhjen që u organizua për këtë rast, të gjithë ranë dakord për unifikim. Por, që nga ajo kohë e deri më sot nuk është bërë një gjë e tillë.

Reisi turk dhe shteti turk deri më tani disa herë janë përpjekur të zgjidhin mosmarrëveshjet në mes Muamer Zukorliqit dhe Adem Zilkiqit, por të gjitha iniciativat e deritashme kanë dështuar.

Vitin e kaluar, Myftiu Muamer Zukorliq bëri një seri akuzash të rënda kundër Reisit turk duke vënë në dukje se ai financon kundërshtarët e tij dhe se ai dëshiron ta largojë atë nga kreu i Bashkësisë Islame të Sanxhakut. Bashkësia Islame e Turqisë në fillim ka përkrahur Adem Zilkiqin, ndërsa kohëve të fundit është më e përafërt me opsionin e tretë, që është i përbërë nga grupi i imamëve të pakënaqur dhe të cilët dëshirojnë t’i largojnë Zilkiqin dhe Zukorliqin.

Të premten e kaluar, para namazit të xhumasë në Mitrovicë, me një manifestim solemn në mesin e shumë mysafirëve mori pjesë edhe kryetari i DIANET-it, Mehmed Gyrmez, në përurimin e xhamisë madhështore “Bajram Pasha-Isa Beg”, e ndërtuar vetëm për 16 muaj në themelet e Xhamisë “Isa Beg” (apo si ka qenë e njohur, “Xhamia e Zallit”). Ndërtimi i xhamisë është financuar nga Komuna e Bajram Pashës nga Stambolli me të cilën është vëllazëruar prej kohësh Mitrovica.

Kryetari i DIANET-it, Mehmed Gyrmez, edhe me këtë rast nuk mund ta fshehte gëzimin e tij për ndërtimin e xhamisë në Mitrovicë.

“Kjo është vepër për vëllezërit tanë në Kosovë dhe në Mitrovicë. Flamuri që mban sot shteti turk (me yll e hënë) është dizajnuar pikërisht këtu në Kosovë, po ashtu edhe himni kombëtar është shkruar po nga një djalë shqiptar”, tha me entuziazëm Gyrmez.

Qeveria Turke dhe vet Gyrmez është i pakënaqur me ndasitë në mes besimtarëve dhe Bashkësitë Islame në Sanxhak, Luginë të Preshevës dhe në Republikën e Serbisë. Me këtë rast, Muhamed Gyrmez tha se Turqia do të punojë për pajtim dhe bashkimin e Bashkësive Islame në Sanxhak dhe Serbi, dhe se është "i sigurt se besimtarët myslimanë në Sanxhak shumë shpejt ta shijojnë ndjenjën dhe do të shohin çfarë do të thotë uniteti".

Gyrmez theksoi se ndarja midis myslimanëve në Sanxhak është një plagë e madhe dhe problem të cilin e ndjejnë edhe besimtarët në Turqi. Duke vazhduar të flas për këtë problem, ai shtoi: “Patjetër duhet të zgjidhet ky problem. Dy vëllezër nuk guxojnë të kenë mosmarrëveshje. Për këtë arsye do të punojmë në pajtimin dhe bashkimin e tyre. Sinqerisht shpresoj, kam shpresuar edhe më herët, se besimtarët në Sanxhak dhe Serbi do të kuptojnë çka do të thotë uniteti dhe afërsia e sinqertë e njërit me tjetrin dhe se do të pajtohen dhe të bashkuar do të vazhdojnë rrugën e përbashkët”.

Regjimi serb me vite të tëra është në “luftë“ me Myftiu e Bashkësisë Islame në Serbi, Muamer efendi Zukorliqin dhe me institucionet në të cilat ai është themelues ose ideator i krijimit të tyre dhe të cilat rezistojnë trimërisht ndaj të gjitha presioneve që vijnë nën ndikimin e Beogradit, si nga regjimi i kaluar e po ashtu edhe nga regjimi i tanishëm dhe aleatëve të tij nga radha e boshnjakëve.

Boshnjakët, në krye me Myftiun Zukorliq, i cili kurrë nuk ka mohuar prejardhjen e tij shqiptare, kohëve të fundit i ka kapluar një dëshirë separatiste (ndarëse) nga sllavët dhe gjithnjë e më shpesh po deklarohen se janë me prejardhje ilire. Bile edhe janë paraqitur me kërkesat e tyre për heqjen e prapashtesës (ić dhe vić ) nga mbiemrat e tyre.

Zukorliq është themelues i një numri të institucioneve në Sanxhak. Ai ka themeluar mediumin e parë Islam në Sanxhak, “Zërat e Islamit”, ku ishte redaktor i parë. Ai filloi aktivitetet në fushën e botimeve, krijoi “El Kelimeh”, shtëpinë të suksesshme botuese në rajonin e Sanxhakut dhe më gjerë, si dhe mejtepin për moshën parashkollore dhe shkollore, në të cilën Bashkësia Islame u afirmua në rajon.

Ai arriti medresenë ta bëjë të pavarur – e cila ishte paralele e ndarë e Medresesë së “Allaudin” të Prishtinës – të cilën e emëroi me emrin e medresesë së dikurshme “Gazi Isa-beg“ dhe është një nga arsyet kryesore për zhvillimin e saj të shpejtë. Dekani i parë i Fakultetit të Studimeve Islame, Presidenti i Universitetit Ndërkombëtar të Novi Pazarit dhe themeluesit të tij, dhe institucionin kulmor gjithë boshnjak, Akademinë e Shkencave dhe Arteve, Fondacionit Kombëtar Boshnjak si dhe Kongresit Botëror Boshnjak, me një rast pat deklaruar: “Ne nuk do ta shpallim Autonominë. Ne po krijojmë Autonominë e Sanxhakut”.

Rijaseti i Bashkësisë Islame në Serbi, në krye me Adem Zilkiqin, është nën ombrellën dhe e përkrahur nga pushteti serb dhe anasjelltas. Zilkiqi është njëri nga prijësit e rrallë apo edhe i vetëm fetar boshnjak i cili kundërshton haptas pavarësinë e Kosovës. Po veçojmë një rast eklatant kur Adem Zilkiqi i bëri thirrje ulemasë së Indonezisë, shtetit më të madh për nga numri i popullsisë myslimane në botë, që të mos e njohin pavarësinë e Kosovës. Këtë deklaratë ai e ka bërë në kuadër të një vizite në Xhakartë, i shoqëruar nga drejtori i Zyrës shtetërore për fetë, Mile Radojeviqin, dhe Patriarkun serb, Irinejin.

“Problemet në Kosovë nuk janë fetare, por të natyrës kombëtare. Unë, si mik, ju kisha rekomanduar që të jeni të kujdesshëm dhe të mos bini pre e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Marrëdhëniet ndërfetare në Serbi nuk kanë qenë kurrë më mirë, por pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, myslimanët e tanë u gjetën të ndarë në të dyja anët e kufirit të vendosur dhunshëm”, ka theksuar Zilkiq, pas takimeve me krerët më të lartë të shtetit indonezian dhe me kryetarin e Bashkësisë Islame Indoneziane, dr. Said Akil Siroj.

Ai ka lutur autoritetet indoneziane që si myslimanë të mbështesin fuqishëm Serbinë rreth çështjes së Kosovës, ashtu që, sipas tij, besimtarët e këtij vendi të mos jetojnë të ndarë.

Zilkiqi, gjatë një qëndrimit në selinë e Bashkësisë Islame për Preshevë Medvegjë e Bujanoc, pat deklaruar se një pjesë të fajit për ndarjet të cilat janë bërë në mesin e Bashkësive fetare të boshnjakëve në Sanxhak dhe të shqiptarëve në Luginë, i kanë vetë ata, kurse pjesa tjetër e fajit, me mbi 50 për qind është e shtetit.

Në trend

Më shumë
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
“Merre ose lëre”, Marco Reus ka dy oferta të mëdha në tavolinë para largimit nga Dortmundi

“Merre ose lëre”, Marco Reus ka dy oferta të mëdha në tavolinë para largimit nga Dortmundi

Bundesliga
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori