LAJMI I FUNDIT:

Turqia nis me tarifat hakmarrëse kundër SHBA-së

Turqia nis me tarifat hakmarrëse kundër SHBA-së

Turqia do të nisë të zbatojë tarifa kundër Shteteve të Bashkuara, në përgjigje të taksave që u ka vënë SHBA-ja importeve të saj të aluminit dhe çelikut.

Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybecku, tha se, nga sot, tarifa do të vihen mbi importet e qymyrit, letrës, arrave, bajameve, duhanit, orizit të papërpunuar, uiskit, automobilave dhe kozmetikës.

“Tarifat janë proporcionale, të matura dhe të dizajnuara për të mbrojtur interesat e Turqisë”, tha Zeybecku.


Vendimi vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi taksë 25% mbi importet e çelikut dhe 10 për qind mbi ato të aluminit nga Evropa, Kanadaja, Meksika dhe aleatë të tjerë të SHBA-së.

Shtetet e Bashkuara janë vendi i pestë më i madh ku Turqia eksporton mallrat e saj dhe vëllimi i tregtisë, në vitin 2017, ka arritur në 20.6 miliardë dollarë.

Nga nesër, tarifa hakmarrëse kundër SHBA-së do të nisë të zbatojë edhe Bashkimi Evropian.

Ekspertët kanë tërhequr vërejtjen për luftë të mundshme tregtare. /REL/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Ekonomi
Kalo në kategori