Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për pikëkalimet kufitare me letërnjoftime.
Përmes një komunikate të shpërndarë në rrjetin social Twitter, MPJ turke ka shkruar se e mirëpresin arritjen e kësaj marrëveshje duke shpresuar që të ketë pajtim mes dy palëve edhe për çështje të tjera, siç është ajo për targat.
“Ne e mirëpresim marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, për pikëkalimet kufitare me letërnjoftime. Ne shpresojmë që palët do të pajtohen edhe për çështje të tjera të rëndësishme, veçanërisht për marrëveshjen e targave”, shkroi MPJ turke.
Press Release Regarding the Agreement Between Kosovo and Serbia on Border Crossings With ID Cards https://t.co/hWkgQRjUkO pic.twitter.com/kwl1BrI0mh
— Turkish MFA (@MFATurkiye) August 28, 2022
Sipa tyre, kur situata u tensionua në veri, kryediplomati turk Mevlut Çavusoglu ka biseduar me homologët e tij nga Kosova e Serbia për të ulur tensionet.
“Siç do të mbahet mend, tensioni në veri të Kosovës u ngrit më 31 korrik për shkak të rregullimeve për kartat e identitetit dhe targat, pastaj pala kosovare i shtyu ato marrëveshje për 30 ditë. Mevlüt Çavuşoğlu, ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, ka biseduar në telefon me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë më 31 korrik për të ulur tensionin. Turqia, gjithashtu ka vazhduar t’u bëjë thirrje palëve që të veprojnë me përmbajtje”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.
Ndryshe, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell kishte njoftuar se është arritur marrëveshja mes Kosovës e Serbisë për çështjen e letërnjoftimeve.
Një ditë më parë i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se palët duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e deritashme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert