LAJMI I FUNDIT:

Turqia hapë dyert e xhamisë së re më të madhe të ndërtuar në këtë vend (Foto/Video)

Turqia hapë dyert e xhamisë së re më të madhe të ndërtuar në këtë vend (Foto/Video)

Janë hapur dyert e xhamisë së re në Turqi, Camlica që po konsiderohet si më e madhe në këtë vend. Ajo është ndërtuar në maje të një kodre në afërsi të bregut të Bosforit, nga ku mund të shihet i gjithë qyteti i Stambollit.

Gërshetimi i klasikes me modernen e bëjnë këtë xhami të plotë të drejtë të fitojë epitetin e ikonës së qytetit të Stambollit. Dyert e saj u hapën për besimtarët në orët e para të mëngjesit. Kompleksi impozant para xhamisë, përmban muze, galeri, bibliotekë, salla për konferenca, atelie dhe një parking shumë të madh, transmeton Telegrafi.


“Përveç xhamisë janë ndërtuar edhe objektet tjera dhe tarraca gjigante që ofrojnë panoramë të rrallë të qytetit të Stambollit. Megjithatë aty janë ndërtuar edhe tunelet që lehtësojnë qarkullimin e veturave të shumta të parkuara në hapësirën gjigante”, ka deklaruar Ergin Kulunk.

Dimensionet e xhamisë janë plotë simbolikë, ajo ka gjashtë minare që paraqesin gjashtë shtyllat e Islamit, ku katër prej tyre janë 107 metra dhe dy tjera nga 90 metra. Kjo xhami ka kapacitete të pranojë 60 mijë besimtarë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Kalo në kategori