Përditësim: Disa minuta pas tërmetit të parë që goditi gjatë ditës së sotme shtetin turk me magnitudë prej 6.5 shkallësh të Rihterit, ky vend ka përjetuar lëkundje të reja të tokës.

Tërmeti i dytë brenda disa minutave që goditi Turqinë raportohet se është me magnitudë prej 5.8 shkallësh të Rihterit.


Kështu ka njoftuar agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të Turqisë.

Tjetër tërmet i fuqishëm godet Turqinë Shteti turk po vazhdon të goditet prej tërmeteve, ku më i fundit ndodhi rreth orës 18:05 të ditës së sotme.

Turqia është goditur nga një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës të Rihterit.

Epiqendra e tërmetit ishte 14 kilometra në jugperëndim të Antakyas, Hatay, njofton qendra sizmologjike evropiano-mediteriane.

Raportohet se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash, ka bërë të ditur ESMC.

Kujtojmë se shteti turk gjatë javëve të fundit është goditur nga disa tërmete, ku dy më të fuqishmit ishin me magnitudë prej 7.7 dhe 7.6 shkallësh të Rihterit.

Aktualisht nuk ka informacione për viktima apo dëme të mundshme në infrastrukturë.

Ndryshe, Turqia deri më tani ka regjistruar 41156 persona të vdekur ndërsa raportohet se numri pritet të rritet pasi ekipet e kërkim-shpëtimit kanë ndalur operacionet e tyre. /Telegrafi/