LAJMI I FUNDIT:

Turqia e “shpërblen” me pullë postare mohuesin e gjenocidit në Srebrenicë, shkakton reagime të ashpra

Turqia e “shpërblen” me pullë postare mohuesin e gjenocidit në Srebrenicë, shkakton reagime të ashpra

Milorad Dodik, anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, ka qenë pjesëmarrës në Forumin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Më këtë rast politikani serb është nderuar me pullë postare të Postë-Telekomit të Turqisë, e cila gjë ka shkaktuar reagime të mëdha.

E gjithë kjo pasi që Dodik vazhdimisht kishte mohuar gjenocidin serb ndaj myslimanëve në Srebrenicë, të cilën gjë e kishte dënuar edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, raporton sozcu.

“Turp për ju! Është e papranueshme që zyra postare e këtij vendi të lëshojë pulla speciale për racistin Dodik, i cili mohoi Masakrën e Srebrenicës, masakrën më të madhe që ndodhi në kontinentin Evropian pas Luftës së Dytë Botërore, në të cilën u masakruan afërsisht 8 mijë myslimanë të Bosnjës! PTT duhet ta kthejë menjëherë këtë gabim dhe t’i kërkojë falje popullit Boshnjak!”, reagoi partia opozitare CHP.

Nëntorin e kaluar, Erdogan kishte pohuar se “Pavarësisht nga çerek shekulli i kaluar, dhimbja e 8,372 vëllezërve tanë boshnjakë që u vranë barbarisht vazhdon të mos gjenden”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori