LAJMI I FUNDIT:

Turqia dhe Rusia do të përdorin monedhat kombëtare për pagesa tregtare

Turqia dhe Rusia do të përdorin monedhat kombëtare për pagesa tregtare

Qendra analitike SovEko me bazë në Rusi ka bërë të ditur se për herë të parë Turqia do të importojë 30 mijë ton grurë me proteinë të lartë nga Rusia duke përdorur rubla ruse.

Rreth 17 mijë rubla ruse apo rreth 260 dollarë për ton gruri pritet të paguhen me rubla ruse.

SovEko theksoi se tregtia duke përdorur monedhat kombëtare pritet të reduktojë humbjet e shkaktuara nga konvertimi i monedhës.


Presidenti Erdogan më parë paralajmëroi se Turqia do të rrit përdorimin e monedhave kombëtare në tregtinë e saj me partnerët kryesorë tregtarë si Rusia, gjithashtu dhe Vladimir Putin, nga ana e tij e ka mbështetur këtë, duke thënë se përdorimi i monedhës kombëtare në tregtinë dypalëshe do të minimizojë ndikimin negativ të faktorëve të jashtëm, shkruan AA.

Në një takim të 17 shtatorit mes dy udhëheqësve, Putin tha se marrëdhëniet turko-ruse janë “duke u zhvilluar pozitivisht”.

Inflacioni në Turqi në nivel rekord
Lexo po ashtu Inflacioni në Turqi në nivel rekord

Kujtojmë se inflacioni në Turqi u rrit pranë nivelit më të lartë që kur presidenti Rexhep Tajip Erdogan erdhi në pushtet 15 vite më parë, duke nxitur thirrjet për norma më të larta interesi për të frenuar çmimet. /Telegrafi/