LAJMI I FUNDIT:

Turqi: Përdoret gaz lotsjellës e plumba gome për të shpërndarë protestuesit e ”1 Majit”, 207 të arrestuar (Foto)

Turqi: Përdoret gaz lotsjellës e plumba gome për të shpërndarë protestuesit e ”1 Majit”, 207 të arrestuar (Foto)

Policia turke ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë turmën e protestuesve, të cilën shkaktuan dhunën derisa po shënonin ditën e “1 Majit” në sheshin Taksim në Stamboll, ku si pasojë janë arrestuar mbi 200 persona, raporton Reuters.

Policia ishte munduar të ndalojë 200 pjesëmarrës në protestën në Gajretepe, të cilët ishin nisur drejt sheshit Taksim edhe përkundër faktit që autoritet e këtij qyteti ua kishin ndaluar një gjë të tillë, transmeton Telegrafi.


Policia është detyruar të përdor gaz lotsjellës dhe plumba gomë për ta shpërndarë turmën e protestuesve të cilët po tentonin të futeshin në sheshin Taksim, duke brohoritur “Taksimi është i yni dhe do të mbetet”.

Por edhe në sheshin Beshiktash policia kishte rrethuar dhjetëra persona, të cilët gjithashtu kishin tentuar të futen në sheshin Taksim.

Në total janë arrestuar 207 persona, ka bërë të ditur zyra e guvernatorit të Stambollit, duke shtuar se në këtë protestë janë konfiskuar 40 koktejë molotovi, 17 bomba dore dhe 176 fishekzjarrë, gjithashtu janë konfiskuar edhe një numër i posterëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Për rezolutën e Srebrenicës, Perëndimi nuk ishte i izoluar siç tha Vuçiq - shumicën e bënë vendet e njohura si

Për rezolutën e Srebrenicës, Perëndimi nuk ishte i izoluar siç tha Vuçiq - shumicën e bënë vendet e njohura si "Jugu Global"

Bosnja
Putini dëshiron

Putini dëshiron "armëpushim sipas linjave aktuale të fushëbetejës", por çfarë nënkupton kjo?

Botë
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime

Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime

Serbia
SHBA: Ndarja nënkupton fund për Republikën Sërpska

SHBA: Ndarja nënkupton fund për Republikën Sërpska

Botë
Raketat ukrainase godasin Krimenë ndërsa Rusia nis stërvitjet bërthamore në atë zonë

Raketat ukrainase godasin Krimenë ndërsa Rusia nis stërvitjet bërthamore në atë zonë

Evropa
Grupi i parë i pilotëve ukrainas diplomohet në trajnimin amerikan për F-16

Grupi i parë i pilotëve ukrainas diplomohet në trajnimin amerikan për F-16

Botë
Kalo në kategori