LAJMI I FUNDIT:

Turqi, arrestohen 81 policë me dyshimin për pjesëmarrje në grusht shteti

Turqi, arrestohen 81 policë me dyshimin për pjesëmarrje në grusht shteti

Të paktën 81 policë të arrestuar është bilanci i operacionit të sotëm për kapjen e personave të përfshirë në grusht shtetin e korrikut, raporton Anadolu Agency (AA).

Policët e arrestuar sot dyshohen se kanë përdorur aplikacionin e koduar “By Lock” për dërgimin e porosive përmes telefonave të mençur gjatë tentativës së dështuar për puç më 15 korrik të këtij viti.


Sipas një njoftimi të lëshuar nga zyra e kreut të Prokurorisë Publike të Stambollit, urdhërarresti i lëshuar synon arrestimin e gjithsej 123 të dyshuarve, ndërkohë që autoritetet vazhdojnë të kërkojnë të dyshuarit tjerë për të cilët thuhet se kanë përdorur aplikacionin “By Lock”.

Akuza e cila u mvishet atyre është “pjesëtar i organizatës terroriste”.

Siç thuhet, “By Lock” është përdorur nga pjesëtarët e organizatës terroriste FETO, të cilën qeveria e Turqisë e akuzon se qëndron prapa puçit të dështuar në korrik.

Aplikacioni besohet të ketë qenë zbuluar nga agjencitë e sigurimit të Turqisë para grusht shtetit, duke bërë ata të kalojnë në përdorimin e mesazheve të shërbimit WhatsApp, por jo para se të identifikohen dhjetëra mijëra të dyshuar të FETO-s.

Për të njëjtat akuza në paraburgim mbahen gjithsej 175 pjesëtarë të policisë.

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori