Ditën e sotme (e mërkurë) në Bullgari, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë është shpallur ditë zie në shenjë solidarizimi dhe nderimi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, që humbën jetën tragjikisht në aksident trafiku në Bullgari.

Megjithatë, e njëjta gjë nuk ndodhi edhe me shtetin e Shqipërisë gjë që bëri të ketë një reagim nga artistja e njohur, Besa Kokëdhima.


Kjo e fundit përmes një postimi të shpërndarë në InstaStory ka cekur shtetet që shpallën ditë zie shtetërore, duke shtuar se është turp për këtë që bëri Shqipëria.

66 2  1 Aksidenti tragjik në Bullgari

“44 bashkëkombas humbën jetën. Bullgaria, Maqedonia e Veriut & Kosova kanë shpallur ditë zie. Po shteti amë? Turp”, u shpreh Kokëdhima.

Mëngjesin e djeshëm autoritetet bullgare raportuan se të paktën 45 veta vdiqën kur një autobus u përfshi nga flakët të martën në Bullgarinë perëndimore.

Besaaa Besa Kokëdhima (Foto: Telegrafi)

Autobusi, me targa të Maqedonisë së Veriut, me udhëtarë që po ktheheshin nga Turqia, u dogj rreth orës 02:00 dhe në mesin e viktimave kishte edhe fëmijë.

Motivet e këtij aksidenti janë ende të paqarta, por që autoritetet theksuan se tani kanë nisur një hetim. /Telegrafi/