Turneu i futbollit në rërë – “Hej” Beach Soccer Kosova 2012

Turneu mbështetet nga Federata e Futbollit e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Drejtorati për Sport në Komunën e Prishtinës dhe nga kompani vendore të biznesit.
Hapjen e turneut e kanë bërë kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri dhe ministri i Rinisë, Kulturës dhe Sportit i Kosovës, Memli Krasniqi, ndërsa gjatë gjashtë orëve, mysafirë kanë qenë shumë figura të shquara, në mesin e të cilëve edhe futbollisti i mirënjohur shqiptar, Shefki Kuqi.
Në bazë të ndeshjeve mund të themi se shikuesit e shumtë kanë pasur rastin të shohin futboll mjaft të bukur, atraktiv, por edhe kanë dëgjuar muzikë të mirë me çka nuk e kanë ndier thuajse fare vapën verore
Në rrethin e parë janë zhvilluar tetë ndeshje ndërsa rezultatet ishin këto:
IPKO - Raiffeisen Bank, 5:4
RTK - Policia e Kosovës 1:10
Fakulteti i Shkencave Sportive - Babel 1:3
Infosporti - Lips Caffe 2:3
Bamboo - Konak 2:1
Aeroporti - RTV 21 2:5
Përfaqësuesja e Kosovës - Croatia Sigurimi 7:2
Të dielën në çerekfinale do të ballafaqohen IPKO - Policia e Kosovës, Babel - PTK, Lipss Caffe - Bamboo dhe RTV 21 - Përfaqësuesja e Kosovës.
Fituesit e këtyre ndeshjeve më pas do të kualifikohen në gjysmëfinale e pas atyre ndeshjeve më pas do ta mësojmë edhe çiftin final, që do të zhvillohet nga ora 17:20 e që do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës. /Telegrafi/









































