Tash e tutje, turneu më i madh ndërkombëtar i boksit që organizohet në shtetin e Republikës së Kosovës, “Adem Jashari” do të jetë në kalendarin e garave zyrtare të asociacioneve më të larta ndërkombëtare: Federatës së Boksit Evropian (EUBC) dhe asaj të Federatës Ndërkombëtare të Boksit (AIBA), raporton Express.

Ky turne është tradicional dhe i 14-ti që është organizuar deri më tash për Komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), Adem Jashari.


“Turneu i 15-të ndërkombëtar për “Adem Jasharin” do të jetë edhe zyrtarisht në kalendarin evropian dhe botëror, për çka është ngjarje historike për sportin tonë. Më 9 korrik të vitit të kaluar Federata e Boksit e Kosovës është pranuar në AIBA, andaj prej kësaj periudhe e këndej po shënohen avancime të njëpasnjëshme të këtij sporti”, njofton FBoxK.

Gjithashtu, edhe turneu që i kushtohet të ndjerit Lah Limani, trajneri më i mirë i të gjitha kohëve i boksit, shumë shpejt pritet të marrë sinjalet pozitive që të futet në kalendarin e garave evropiane e botërore. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app