LAJMI I FUNDIT:

Turku i shumëkërkuar arrestohet në Shqipëri, kishte fituar 2 miliardë dollarë duke mashtruar me kriptomonedhat

Turku i shumëkërkuar arrestohet në Shqipëri, kishte fituar 2 miliardë dollarë duke mashtruar me kriptomonedhat

Miliarderi turk, Faruk Fatih Özer, i cili ndodhej në kërkim ndërkombëtar për mashtrim me kriptomonedhat ka përfunduar në prangat e policisë shqiptare.

Sipas raportimeve në media, i shumëkërkuari Özer u kap këtë të martë në një vilë, të cilën e kishte marrë me qira në Palasë.

Sipas informacioneve paraprake, ai është arratisur nga Turqia duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, ndërsa ai ishte parë të qarkullonte edhe në vendin tonë.


Ndihmoi arratisjen e 'boss'-it turk që mashtroi me kripovaluta, arrestohet 36-vjeçari shqiptar
Lexo po ashtu Ndihmoi arratisjen e 'boss'-it turk që mashtroi me kripovaluta, arrestohet 36-vjeçari shqiptar

Kompania përmes të cilës vepronte Özer, shpalli falimentin, ndërsa ai u shpall në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë që është kapur në qytetin e Elbasanit.

Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia më 20 prill me 108 milionë dollarë dhe dyshohet se ka qëndruar për një periudhë edhe në Shqipëri.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke, pasi akuzohet për mashtrim në vlerën e 2 miliardë dollarëve me kriptomonedhat virtuale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Lajme
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Lajme
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Kronika e Zezë
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Lajme
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Lajme
Kalo në kategori