LAJMI I FUNDIT:

Tuppurainen: Mbështesim fillimin e negociatave në tetor, rasti “Haraçi” është test për shtetin juridik

Tuppurainen: Mbështesim fillimin e negociatave në tetor, rasti “Haraçi” është test për shtetin juridik

Finlanda si kryesuese aktuale me BE-në jep mbështetje për fillim të negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe presim që kjo të ndodhë në tetor, theksoi sot ministrja finlandeze e Punëve të Jashtme, Tytti Tuppurainen në konferencën e përbashkët për shtyp në Helsinki me zëvendëskryeministrin e angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani.

“Jemi optimistë se nëse përmbushet agjenda, në tetor do të sillet vendimi për fillim të negociatave. Konsiderojmë se nuk ka arsye për shtyrje të mëtutjeshme”, tha Tytti Tuppurainen, përcjell Telegrafi Maqedoni.


E pyetur nëse rasti aktual “Haraçi” mund të ndikojë në vendimin e BE-së, ajo u përgjigj se nuk do të duhej, por se veprimi rreth tij është test për shtetin.

“Ky rast është test për shtetin juridik dhe sundimin e së drejtës në Maqedoninë e Veriut. Raporti i fundit i KE-së tregoi se ka progres në këtë sferë dhe kjo tani duhet të tregohet në vepër. Presim hetim objektiv dhe askush të mos lihet mbi ligjin”, porositi Tuppurainen.

Ndërsa zv.kryeministri theksoi se vendi është i përkushtuar në integrimin në BE dhe në NATO dhe se kurrfarë sfide nuk do ta ndryshojë atë.

Ai i shprehi falënderim Finlandës për mbështetjen për integrimin në BE dhe për hapjen e negociatave për anëtarësim në tetor të këtij viti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori