LAJMI I FUNDIT:

Tuntev: Do të kërkojmë ulje të dënimeve për mos respektimin e Ligjit për gjuhët (Video)

Tuntev: Do të kërkojmë ulje të dënimeve për mos respektimin e Ligjit për gjuhët (Video)

Deputeti i LSDM-së, Tomisllav Tuntev ka thënë se kanë propozuar amandamente lidhur me ndryshimit e ligjit për gjuhët në Maqedoni.

”Me ndryshimet e ligjit ne mundësojmë pozitë më të mirë për etnitë më të vogla dhe ju japim pozitë më të mirë në Preambullën e Maqedonisë. Me amandamentet e propozuara ne do të propozojmë uljen e dënimeve nga pesë deri katër mijë euro, në një mijë apo dy mijë euro” tha Tuntev nga salla për konferencë në Kuvend.


OBRM-PDUKM dorëzoi 83 amendamente për ligjin për gjuhët, LSDM katër dhe Lëvizja Besa dy amendamente. /Telegrafi/