Zymryte Hoxhaj, e lindur në Gjermani, Saarland – një dizajnere për Grafik dhe Komunikacion është vajza që ka krijuar diçka shumë interesante.

Bëhet fjalë për aplikacionin “Tung”, (për Android dhe për iPhone) përmes së cilit ajo ka dashur të sjellë disa nga emoji me motive shqiptare.

“Unë si shqiptare, duke jetuar në Gjermani, gjithmonë kam pas shumë ambicie me bashkëpunu me Kosovë dhe me projekte atje. Para tri ose katër vitesh rastësisht e pashë një aplikacion të Kim Kardashian ‘Kimoji’. Më bëri të qeshja dhe nga kjo më lindi ideja që të bëja një aplikacion me motive dhe ilustrime rreth Kosovës – me foret tona, ikonat tona, klishetë tona”, ka thënë ajo fillimisht për Telegrafin.

Hoxhaj ka treguar se krahas projekteve tjera ka punuar edhe në konceptin e TUNG-moji.

“Na është nevojitur shumë kohë, sepse u desh me kriju dhe punu në TUNG-moji, ngat projekteve tjera”.

Zymryte Hoxhaj, e lindur në Gjermani, Saarland – një dizajnere për Grafik dhe Komunikacion është vajza që ka krijuar diçka shumë interesante

Gjithsesi, ajo ka bërë të ditur se puna e realizuar nuk është vetëm e saj.

“Ilustrimet i ka realizu kolegia ime Nathalie Nierengarten e cila punon me mua në Bureau Stabil. Ishte interesant me ja shpjegu foret tona sepse ajo është franceze. Ndodhi që aplikoi një praktikant shqiptar, Besnik Spahijaj, i shkollës së artit. Edhe aj kontribuoi me idetë e veta, dhe kështu u kriju TUNG-moji”.

Siç ka treguar Hoxhaj, aplikacioni ka shtatë kategori:

– Shqipet (ilustrime me plisa, duart si shqiponjë, etj)

– A ban me fol (fjali)

– Të boft mirë (ushqimi ynë, çaj, turshi, ajran etj)

– Du bist najs (çdo gjë lidhur me bashkatdhetarët)

– Trojet e tona (Monumente si për shembull Biblioteka Kombëtare ose monumenti në Mitrovicë)

– Do ta kallim (instrumente, vallëzim, kolona dasmash)

– I kahit je (shenjat e qyteteve)

Gjithsesi, ajo ka thënë se ideja është mos me u ndalë me kaq.

“Ideja është me e zgjeru repertuarin e motiveve. Me shtu edhe shumë të tjera dhe në të ardhmen me bashkëpunu me firma në Kosovë dhe me e përdorë aplikacionin si platformë për produkte kosovare. Mendoj që kështu mundemi edhe më shumë me e lidhë Kosovën me diasporën e madhe që e ka”, ka thënë Zymryte Hoxhaj.

Shkarkojeni aplikacionin “Tung” në Android ose në iPhone.

/Telegrafi/