TuneIn me 50 milionë përdorues bëhet rrjet social për muzikë

Mirëpo, me sa duket TuneIn nuk është duke u mjaftuar me kaq, pasi që tani ka krijuar një platformë të bazuar në ueb, e cila synon që ti mbajë përdoruesit në të, dhe t’i shtyjë të qëndrojë në faqe për një kohë më të gjatë, dhe të bëjnë më shumë gjëra.
Dizajni i ri i faqes së TuneIn tashmë i ngjan shumë më shumë një rrjeti social, i cili ofron shërbime all Facebook dhe Twitter, pasi që mundëson postimin e fotografive dhe shpërndarjen e radio stacioneve të preferuara me përcjellësit
Përdoruesit e TuneIn tashmë mund të “përcjellin” një radio stacion, si dhe një zhanër të caktuar të muzikës. Ajo që më herët klasifikohej si radio e preferuar, tashmë është shndërruar në përcjellës, dhe një radio e caktuar në TuneIn tashmë do të mundohet të ketë sa më shumë përcjellës në të, për të treguar popullaritetin e saj.
Kalimi i TuneIn në formën e rrjetit social mendohet se do të krijojë miliona përdorues të rinj në shërbim, por edhe më shumë të hyra nga reklamat në shërbim, të cilat deri më tani nuk kanë qenë shumë të suksesshme, përmes kanaleve ekzistuese të promovimit. / Telegrafi /










































