LAJMI I FUNDIT:

Tundimi populist i Gjermanisë

Tundimi populist i Gjermanisë
Ilustrim

Slawomir Sierakowski

Për shkak se populizmi nuk është një ideologji në vetvete, ai mund t’i shkojë për shtat partive politike tradicionale që kërkojnë të rrisin mbështetjen gjatë zgjedhjeve. Ka gjithnjë politikanë që janë të gatshëm të imitojnë slogane dhe metoda populiste për të fituar vota, edhe nëse kjo përçan partinë e tyre. Dhe ky ka qenë rasti i republikanëve në Shtetet e Bashkuara, Konservatorëve dhe Laburistëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe Les Républikanëve nën lidershipin e ri të Laurent Wauquiez në Francë.


Por manifestimi më i dukshëm i kësaj tendence mund të gjendet në Bashkimin Demokristian dhe Socialkristian të Gjermanisë. Dobësia e CDU/CSU u shfaq në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, kombinuar me përmirësim të paprecedentë të Alternativës për Gjermaninë (AfD) populiste, gjë që krijoi një ndasi të re mes grupit partiak.

Përveç ish-shteteve komuniste të Gjermanisë Lindore, performanca më e fuqishme e AfD ishte në bastionin e CSU të Bavarisë, që do të mbajë zgjedhje vendore në tetor. Mbrojtja e bastionit të vet ndaj AfD është bërë kështu shqetësimi kryesor i CSU.

Në këtë aspekt, lideri afatgjatë i CSU, Horst Seehofer, ka vendosur tashmë një notë populiste për partinë. Së fundmi ai e humbi postin e kreut të qeverisë së Bavarisë ndaj një rivali populist më të ri dhe ambicioz, Markus Soder. Dhe si ministri i brendshëm i caktuar në qeverinë e koalicionit të madh të kancelares Angela Merkel, ai ka kërkuar të lustrojë kredencialet e veta populiste, përfshirë kthimin e fjalës Heimat (atdhe) në emrin e ministrisë.

Por, Seehofer gjithnjë është parë si diçka ndryshe nga një konservator gjerman. Në fakt, ai ka shërbyer si një lloj kumbari politik i kryeministrit autoritar të Hungarisë, Viktor Orban. Dhe tani ai po sheh mundësinë e vet.

Që nga dita që qeveria e re gjermane u betua, është bërë e qartë se taktika tipike e Merkel për të neutralizuar kritikët e mundshëm duke i përfshirë ata në kabinetin e saj nuk do të funksionojë më. Seehofer menjëherë nisi një luftë të ftohtë nga brenda koalicionit qeverisës.

Në një intervistë në mars për tabloidin Bild, Seehofer deklaroi, në mënyrë totalisht populiste, se “islami nuk ka vend në Gjermani”. Qëllimet e deklaratave të tilla janë për t’u ndarë me qeverinë dhe për ta vënë veten në anën e votuesve anti-imigrant që votuan për AfD vitin e kaluar. Merkel, së bashku me thuajse të gjithë klasën politike të Gjermanisë, nuk kishte mundësi tjetër veçse të reagonte. Në të njëjtën kohë, AfD ka humbur terrenin politik për të kritikuar Seehofer dhe CSU.

Dhe Seehofer ka mbetur në sulm. Ai duket se bën komente publike për gjithçka dhe gjithnjë në një mënyrë që e lë AfD në pamundësi për të shtuar gjë dhe duke e penguar Merkel pa e goditur në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Por, sërish, sjellja “evropiano-lindore” e Seehofer nuk vjen si befasi totale. Në mars 2017, ndërsa Merkel përgatitej për takimin e saj të parë me presidentin amerikan Donald Trump, Seehofer shkoi në Moskë për t’u miqësuar me presidentin rus Vladimir Putin. Që atëherë, ai ka kundërshtuar vazhdimisht të gjitha sanksionet mbi Rusinë për çdo arsye.

Seehofer ka folur gjithashtu miqësisht për qeverinë populiste Ligj dhe Drejtësi (PiS) të Polonisë, ndërsa ka kritikuar Bashkimin Evropian për fyerjen e pretenduar të dinjitetit polak. Ai uroi Orban për fitoren elektorale të thellë më herët këtë muaj dhe kolegu i tij i CSU Aleksandër Dobrindt i drejtohet haptazi Orbanit si “miku ynë”.

Nën drejtimin e Seehofer, CSU po e kalon fokusin nga mosmarrëveshjet ekonomike te ato kulturore. Kjo shkon në vijë të trendit më të gjerë populist në Evropë, i pranishëm jo vetëm në Hungari dhe Poloni, por edhe në Republikën Çeke, Austri, Holandë dhe Itali, ku lëvizja populiste Pesë Yjet dhe Liga e krahut të majtë po synojnë të drejtojnë qeverinë e ardhshme.

Një rezultat i zënkës së Seehofer me Merkel dhe establishmentin politik gjerman është se partia tjetër në qeveri, Social-Demokratët (SPD) nuk është zhdukur nga panorama. Por, pavarësisht nëse e realizon apo jo, AfD do të bëhet përfituesi natyral i çdo pengese qeveritare, duke qenë se është tani partia kryesore opozitare në Bundestag.

Edhe nëse basti populist i Seehofer dështon, ai ia ka dalë tashmë të tërheqë qeverinë djathtas. Gjermani po vepron qartazi për të lehtësuar presionin e BE-së ndaj Polonisë, Hungarisë dhe vendeve të tjera Evropiano-Lindore që po sfidojnë sundimin e ligjit dhe po pengojnë solidaritetin evropian në lidhje me migrantët dhe refugjatët.

Për më tepër, Gjermania ka gjasa të bllokojë çdo reformë thelbësore të eurozonës, duke e hedhur poshtë mundësinë e ofruar nga presidenti francez Emmanuel Macron. Në këtë pikë, opinionisti i Financial Times Wolfgang Münchau sugjeron, që skenari më i mirë do të ishte një krizë tjetër ekonomike në eurozonë, vetëm ngaqë kjo mund ta kthejë Gjermaninë në vete.

Seehofer është lajm i keq për Gjermaninë, që është në një nevojë të madhe për dinamizëm, hapje dhe kurajo krahasuar me çdo vend tjetër evropian. Kapaciteti i kufizuar ushtarak i Gjermanisë, sektori i shërbimit i mbi-rregulluar dhe mungesa e investimeve në infrastrukturë të gjitha tregojnë se në një mënyrë është një dekadë mbrapa Evropës Lindore në disa matës kyç të zhvillimit, edhe pse është fuqia më e madhe ekonomike e Evropës.

Në vendet e Evropës Lindore, dikush mund të paguajë me kartë krediti në çdo dyqan, ndërsa në Gjermani është shpesh e pamundur edhe në restorantet më të mira. Po kështu, Gjermania renditet e 42 në botë për shpejtësinë e internetit dhe infrastrukturën e vet të broadband që do të ishte turpëruese edhe për një ukrainas. Për një vend që ka bërë pasuri duke investuar në Evropën Lindore, mangësitë relative të Gjermanisë në këto fusha janë për t’u çuditur.

Fakti që Seehofer po përqafon populistin e tij të brendshëm nuk nënkupton domosdoshmërisht atë që Dobrindt e ka përshkruar si “revolucionin konservator” evropian. Por kjo sugjeron se “kundërrevolucioni” i Orban dhe liderit të PiS Jarosłaë Kaczyński po fiton vrull. /Project Syndicate/BIRN/

Në trend

Më shumë
Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Lajme
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori