Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdiu, është rikthyer me një projekt të ri muzikor.

“Qa bone” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.


Bukuroshja nga Maqedonia ka bërë dhe një paraqitje të mahnitshme në videoklip.

Screenshot 2 95 Foto: Screenshot/YouTube

Teksti dhe vija melodike e këtij projekti u realizua nga Lum Dakaj me miksim dhe masterizim nga Bigdeal Records.

Ky projekt tashmë ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të ketë suksesin e dëshiruar nga publiku.

Screenshot 3 88 Foto: Screenshot/YouTube

E njëjta këtë vit ka qenë mjaft aktive edhe me mbrëmje e koncerte përreth trojeve shqiptare.

Altuna Sejdiu (emri i vërtetë) në të shumtën e kohës ishte nëpër mbrëmje bashkë me ish-partnerin e saj, reperin Cozman. /Telegrafi/