Tuna publikon një imazh vërtet të veçantë të Tianit (Foto)

Këngëtarja Altuna Sejdiu - Tuna ka qenë këtë javë njëra ndër personazhet më të përfolur në mediat rozë.
Ajo të martën është bërë nënë për herë të parë, duke sjell në jetë një djalë të cilin e pagëzoi me emrin Tian.
E lumtur për këtë fakt, Tuna ka mbajtur për vete thuajse të gjithë lumturinë e saj, duke mos u shfaqur në fotografi përmes rrjeteve sociale.
Mirëpo së fundmi, ajo ka vendosur të publikojë një imazh vërtet të veçantë të djalit të saj Tianit.
Në një fotografi që këngëtarja shkupjane ka ndarë me fansat në instagram, ajo shfaq këmbët e vogla të vogëlushit të saj, teksa shkruan në mbishkrimin e fotografisë "Hej çkemi".
Mesa duket, ajo dhe Patrisi pi kalojnë çastet më të ëmbla të jetës. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/05/2017
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
































































