Këngëtarja Tuna po vazhdon të jetë shumë aktive në muzikë.

Ajo e ka nisur vitin me publikimin e albumit "Fortuna", i cili u prit shumë mirë nga publiku shqiptar, duke shënuar rikthimin e Tunës së dikurshme.


Pas një mungese të gjatë, këngëtarja shkupjane i është rikthyer edhe koncerteve.

Së fundmi, Tuna ka performuar në Tiranë, ku është pritur me duartrokitjet më të ngrohta nga fansat e saj atje.

Në një video përmbledhëse të publikuar në rrjetin social Instagram, ajo ka treguar atmosferën që ka mbizotëruar gjatë performancës së saj në skenë.

"Pas 2 muajsh nga dalja e “FORTUNËS” erdha mes publikut. Tirana më konfirmoi fuqishëm që çdo mesazh, çdo video, çdo story që ma dërgoni është e vërtetë. Ju faleminderit që doni hala", ka shkruar Tuna në mbishkrimin e videos.

Ajo pritet të jetë shumë e angazhuar në mbrëmje muzikore edhe gjatë muajve të ardhshëm, duke qenë sa më pranë fansave. /Telegrafi/